25 Prill 2024

Shqiptarët sot festojnë 28 nëntorin

Prishtinë, 28 nëntor - Shqiptarët anekënd trojeve shqiptare si dhe ata që jetojnë dhe punojnë në mergim festojnë sot 28 nëntorin - ditën e shpalljes së pavarësisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari si dhe daljen e parë publike e pjesëtarëve të UÇK-së.

Kjo festë kujton 28 Nëntorin 1912, kur delegatë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, dhe mergim u mblodhën në Vlorë, plot 98 vjet më parë, në nëntorin e vitit 1912, ku Ismail Bej Qemali, apo siç njihet ndryshe në historinë e Shqipërisë, si Plaku i urtë i Vlorës, ngriti flamurin në Vlorë, duke shpallur pavarësinë e Shqipërisë dhe proklamonte shtetin e ri shqiptar.

Me 28 Nëntor 1912, Shqipëria shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Turqia, ndërsa më 28 Nëntor 1944, ajo feston si ditën e çlirimit të vendit nga pushtimi gjerman.

Po ashtu më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Drenicës lindi Adem Jashari. Këtë vit, Shaban Jasharit babai i tij, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem.

Gjithashtu me 28 nëntor 1997 me pjesëmarrjen e mëse 20 mijë njerëzve të cilët kishin ardhur në varrimin e mësuesit Halil Geci, i vrarë nga forcat serbe disa ditë më herët në Llaushë të Drenicës u shfaqën publikisht tre pjesëtar të UÇK-së. Ky akt shënoi fillimin e daljes publike të UÇK-së.


Me rastin e festes Prishtina ka filluar të zbukurohet në cdo shesh me valëvitjet e flamujve kuqezi. Komuna e Prishtinës ka organizuar një program të pasur kulturor-artistik. Ndërkaq, Rrjeti i Organizatave Shqiptare ka paralajmëruar se do ta stolisë kryeqytetin me ngjyrat kombëtare kuq e zi, dhe se do të organizojë një koncert festiv me grupet më të njohura shqiptare.
   
Në sheshin ku gjithmonë qëndron i ngritur Flamuri Kombëtar, do të jetë nesër në mëngjes edhe presidenti në detyrë i Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, për të vendosur lule në Monumentin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
   
Kreu i shtetit të Kosovës do të shkojë më pas në Prekaz për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku nderojnë të gjithë shqiptarët. Homazhe heronjve, dëshmorëve, martirëve të lirisë e pavarësisë, do t’u bëhen në gjithë Kosovën.
   
Me emrin e Heroit,  Komandantit legjendar Adem Jashari emërtohet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, me ceremoninë që do zhvillohet në ditën e festës së 28 Nëntorit, ku është paralajmëruar pjesëmarrja e personaliteteve më të larta të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, etj.
   
Po nesër, nga Aeroporti i Prishtinës drejt Aeroportit të Tiranës dhe anasjelltas do të ketë fluturim promovues të një kompanie të re ajrore, e quajtur “Illyrian Airëays”.
   
Ndër veprimtaritë e shumta për nder të ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, do jetë edhe ajo e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, e cila bën përurimin e numrit të parë të revistës letrare “Metafora”.

Ndryshe Institucionet e Kosovës me ligj e kanë përkufizuar 28 Nëntorin jo si festë zyrtare, por si ditë memoriale dhe nuk kanë paralajmëruar asnjë organizim të veçantë.

Ligji për festat zyrtare i miratuar nga Kuvendi i Kosovës ka precizuar qartë se 28 nëntori nuk është festë zyrtare, por bën pjesë në ato që quhen ditët memoriale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)