21 Shkurt 2020

Shpërndahet Kuvendi i Kosovës

Prishtinë, 22 gusht - Kuvendi i Republikës së Kosovës votojë sot me 88 vota pro, një kundër dhe dy abstenime votoj propozimin e Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare ku sipas Kushtetutes së Kosovës në raste të shpërndarjes së Kuvendit zgjedhjet mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes.

Pas shpërndarjes pritet që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi te ulet me udhëheqësit e partive politike dhe brenda 10 dite të caktojë edhe datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)