26 Prill 2024

Shpend Ahmeti zgjedhet kryetar FER-it

Prishtinë, 11 nëntor - Partia Fryma e Re njofton opinionin se sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme.

Në mbledhjën e parë të Këshillit Drejtues, është vendosur që Kryetari i Këshillit Drejtues të jetë Shpend Ahmeti, i cili ka marrë mandatin që ta udhëheqë partinë në këto zgjedhje dhe përgatisë atë për Kuvendin Zgjedhor, që duhet të mbahet deri në gjashtë muaj pas regjistrimit të partisë.

Nënkryetare e Këshillit Drejtues është zgjedhur zonja Linda Shala. Poashtu në këtë mbledhje Këshilli Drejtues ka vendosur  edhe për listën përfundimtare që do ta përfaqësojë Partinë Fryma e Re në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.

Listës do t’i prijë njëri nga bashkëthemeluesit e Frymës, Ilir Deda. Renditja në listë është bërë sipas parimit që themeluesit e partisë të jenë 12 personat e parë në listë, ndërsa gjithë kandidatët e tjerë të renditen sipas alfabetit. Renditja mund të pësojë ndryshime në raste kur dy apo më shumë kandidatë vullnetarisht i shkëmbejnë vendet.

Këshilli Drejtues i Partisë Fryma e Re përbëhet nga: Shpend Ahmeti, Ilir Deda, Qëndrim Gashi, Puhie Demaku, Jehona Gjurgjeala, Visar Azemi, Ilir Hoxha, Valdete Idrizi, Linda Shala, Fisnik Ismaili, Dardan Sejdiu, Genc Bashota, Haki Tigani, Adnan Mustafa, Aziz Mustafa, Salih Salihu, Kreshnik Berisha, Armend Bekaj, Aurora Kurti, Arberesh Dalipi, Alejtin Berisha, Pashk Desku dhe Blerim Rexha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)