20 Prill 2024

Shpallen 45 vende të lira për Prokurorë të Shtetit

Prishtinë, 7 mars - Pas një takimi të zhvilluar në mes të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, dhe kryesuesit të Këshillit Prokuroria të Kosovës, njëherit kryeprokuror i Shtetit, Ismet Kabashi, dhe me qëllim të forcimit të Sistemit të Drejtësisë në Republikën e Kosovës, u vendos të shpallët konkursi për plotësimin e 45 pozitave të lira të punës, për prokurorë të të gjitha niveleve.

Ky vendim është një afirmim për rritjen e përkushtimit ndaj rendit dhe ligjit, andaj rritja e numrit të Prokurorëve, është një sinjal për forcimin e rolit të Prokurorisë kundrejt luftimit të veprave penale, krimit të organizuar, korrupsionit etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)