18 Prill 2024

Shoqëria civile paralajmëron skenarët e rinj për fazën e re të dialogut

Prishtinë, 23 mars - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur sot tryezën “Çfarë presim nga faza e re e dialogut Kosovë-Serbi”, në një diskutim të përfaqësuesve të shoqërisë civile rreth të ardhmes së këtij procesi.

Me këtë rast është prezantuar edhe një analizë me temë “Dialogu Kosovë-Serbi: sfidat dhe rruga përpara”, dokument i cili ofron një përmbledhje të procesit shtatë vjeçar të dialogut duke propozuar parimet mbi të cilat duhet të ec përpara ky proces.

Në hapje të diskutimit, Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI-së ka theksuar se tash e dy vite KDI ka ofruar asistencë për Kuvendin e Kosovës në temat që lidhen për dialogun Kosovë-Serbi.

Kryeziu ka shtuar se tash kur procesi i dialogut po hyn në fazën e re, e cila po thuhet të jetë përfundimtare, presidenti por edhe kryetari i Kuvendit kanë theksuar nevojën për një konsensus të brendshëm politik dhe krijmin e një platformë të përbashkët.

“Sot, jemi mbledhur këtu për të marrë këndveshtrimin e shoqërisë civile për këtë proces, dhe të ardhmen e tij”, plotësoi ai.

Ndërsa Jeta Krasniqi, nga KDI, prezantoi analizën dhe rekomandimet e KDI-së. Ajo theksoi se punimi sjell një përmbledhje të të gjithe procesit të dialogut dhe identifikon të gjitha karakteristikat e tij.

Shkelzen Maliqi, analist politik, ka theksuar ndër të tjera se pako e Ahtisarit duhet të jetë vija e kuqe për Kosovën.

“Të gjithë problemet kanë dal si pasojë e tentimit për ta tejkaluar këtë pako”, ka thënë ai. Po ashtu ka potencuar se dialogu ka pasur edhe rezultate pozitive të rëndësishme për jetën e qytetarëve si lëvizja e lirë.

Kurse publicisti, Baton Haxhiu, ka thënë se Serbia kërkon këmbim territorial, kontrollimin e serbëve në Kosovë përmes Listës serbe si dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare pa njohje të ndersjellë.

“Një cështje që është në tavolinë, është normalizimi pa njohje të ndërsjellë në të cilën Serbia e njeh juridiksionin e Kosovës por nuk e njeh atë formalisht si shtet, model ky i dy Gjermanive të vitit 1972”, njoftoi ai.

Haxhiu shtoi se pritjet e palës kosovare janë se një marrëveshje e tillë mjafton për t’i hapur rrugë Kosovës për antërësim në OKB dhe akoma mbetet e paqartë se cfarë do të ofroj Kosova si kompenzim. Njëkohësisht shtoi se evropianët kërkojnë një autonomi për serbët e veriut me të drejtë vetëvendosje pas 99 vjetëve.

Imer Mushkolaj, analist politik, ka thënë se dialogu ka qenë  jo shumë i strukturuar, jo transparent dhe nuk është zhvilluar mbi parimin e reciprocitetit.

Ai ka theksuar se jemi në situatë ku kemi arritur disa marrëvsheje dhe se rezultati nuk është krejtësisht negativ.

“Por Kosova dhe Serbia nuk kanë dialogua ende për çështje të rëndëishme duke filluar nga fati i të pagjeturve dhe dëmet e luftës, gjëra që janë të rëndësishme të diskutohen para se të nënshkruhet dokumenti final”, ka shtuar Mushkolaj.

Dusan Radakoviq, drejtor ekzekutiv i Qendrës avokuese për kulturë demokratike (ACDC), ka thënë se në dialog nuk ka fitues dhe se ky proces është kompromis i madh.

Ai ka shtuar se rezultatet e dialogut i prekin të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë dhe ka vlerësuar se ka nevojë të punohen në një dialog ndëretnik për tema dhe probleme lokale që do të mund të zgjidheshin bashkërisht nga të gjitha palët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)