24 Prill 2024

Shkarkohet bordi i KEK, Iber Lepenc, KRU Prishtina dhe KRU Hidroregjioni Jugor

Prishtinë, 4 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti, në pajtim me nenin 17 paragraf 1. të Rregullores së Punës së Qeverisë, ka mbajtur sot mbledhjen korresponduese, në të cilën ka marrë vendime nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Pika e parë që mori miratimin e Qeverisë së Kosovës ishte vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020, për themelimin e Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Me këtë plotësim-ndryshim anëtar i Komitetit Ndërministror është edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit.  Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike: Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër - Lepenc” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës - KEK” Sh. A. dhe Ndërmarrjes Publike KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren Sh. A.

Po ashtu, Qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të këtyre katër Ndërmarrjeve Publike, si në vijim:

1. Bordi i Përkohshëm i NP, KRU “Prishtina”, në këtë përbërje:

  1.1 - Labinot Dedushi, Kryesues, Drejtor;

  1.2 - Agim Miftari, Drejtor;

  1.3 - Arlind Haziri, Drejtor;

  1.4 - Linda Spahiu, Drejtore.

2. Bordi i Përkohshëm i NPH “Ibër Lepenc” Sh. A., në këtë përbërje:

  2.1 – Marigona Hamdija, Kryesuese, Drejtore;

  2.2 - Aferdita Llumnica, Drejtore;

  2.3 - Enver Rrustemi, Drejtor;

  2.4 - Dejan Radojkovi, Drejtor.

3. Bordi i Përkohshëm i NP “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës - KEK” Sh. A., në këtë përbërje:

  3.1 – Hysen Fazliu, Kryesues, Drejtor;

  3.2 – Egzon Berisha, Drejtor;

  3.3 – Petrit Ibraj, Drejtor;

  3.4 – Fatime Grajcevci, Drejtore.

4. Bordi i Përkohshëm i NP Kompania Rajonale e Ujësjellësit - KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren Sh. A., në këtë përbërje:

  4.1 – Zambeze Guraziu, Kryesuese, Drejtore;

  4.2 – Edmond Hoxha, Drejtor;

  4.3 – Mirzet Dzogovic, Drejtor;

  4.4 – Agron Shala, Drejtor.

 

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)