11 Korrik 2020

Shënohet përvjetori i 19-të i Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë

Prishtinë, 21 nëntor - Zyra e BE-së në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë organizon një ngjarje me rastin e Përvjetorit të 19 të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë.

Kjo ngjarje zhvillohet në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja: “Mbështetja e BE-së për Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë” Projekti me vlerë prej 3 milion euro do të zbatohet në një periudhë prej 42 muajsh dhe ka për synim të mbështesë institucionin për të mbrojtur dhe promovuar në mënyrë efektive të drejtat e njeriut dhe liritë themelore duke fuqizuar kapacitetet institucionale në të gjitha nivelet.

Projekti gjithashtu do të mbështesë Avokatin e Popullit në ngritjen e vetëdijes midis qytetarëve, autoriteteve publike dhe shoqërisë civile për rolin e Avokatit të Popullit.
 
Ngjarja do të përfshinë edhe punëtorinë interaktive “Human Rights Cafe”, e cila synon të lehtësojë disa raunde bisedash në një atmosferë të relaksuar për të lidhur idetë midis pjesëmarrësve dhe për t’ju çasur diturisë kolektive në sallë.

Do të jetë një mundësi të dëgjohen zëra të interesuar dhe të shkëmbehen mendime. Është një mundësi për rrjetëzim dhe për të shkëmbyer njohuri dhe përvoja në mënyrë që të rritet ndikimi i kulturës së të drejtave të njeriut në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2020

- Në Ditën Botërore të Popullsisë, organizata SIT, organizon aktivitetin ku do të prezantojë statistikat e rasteve të raportimit të dhunës në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 9:00)

 - Aktivistë të shoqërisë civile organizojnë aksionin simbolik për të kërkuar drejtësi për Kujtimin pasi qe po bëhen 1 vit prej kur 11 vjeçari nga Fushë Kosova, u përdhunua e u vra.  (Përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, ora 11:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë transmetimin live të ceremonisë komemorative në Srebrenicë. (Qendra Kulturore Informative Boshnjake - Rr. Agim Ramadani, nr. 375 - Aktash, ora 12:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë mbahet ligjëratë "25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë" me ligjërues Akademik Ferid Muhić Moderator dhe bashkëbisedues Bekim Blakaj - Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. (Livestream në Facebook - Humanitarian Law Center, ora 15:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë shfaqjen e ekspozitës multimediale “Gjenocidi në tetë akte”. (Sheshi Skënderbeu, ora 17:30)

- - Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë bahet aksion simbolik: Ndezje e qirinjëve para Teatrit Kombëtar të Kosovës. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)