29 Mars 2024

Shënohet 133-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Prishtinë, 10 qershor - Në kuadër të 133 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Aleanca “Kuq e Zi”, organizon sot në këtë qytet historik forumin e intelektualëve, akademikëve, historianëve dhe figurave të shquara të kombit shqiptar.

Në këtë ceremoni e cila do të organizohet sot në Prizren do të marrin pjesë personalitete shqiptare nga të gjitha trojet si nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu, Esat Stavileci, Kim Mehmeti, Lorik Cana, etj.

Sipas mediave kosovare Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me rastin e 133 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ka parashikuar vizita të ndryshme.

Ajo do të zhvillojë homazhe në Kompleksin memorial në Prekaz dhe më pas do të vizitojë familjen Jashari dhe gjithashtu do të zhvillojë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gllogjan dhe më pas do të vizitojë Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Gjithashtu, Rrjeti i Organizatave Shqiptare organizon aktivitete të ndryshme për kuadër të 133 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ky rrjet ka paralajmëruar zbukurimin e qytetit të Prizrenit me flamuj kombëtarë, vënien e flamurit të madh kombëtar në kalanë e Prizrenit, paradë të motorristave me flamuj kombëtarë, hedhje me parashutë me posterin "Lidhja është gjallë", etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)