19 Mars 2024

SHBA-të ripohojnë mbështetjen e tyre për Ushtrinë e Kosovës

Prishtinë, 14 dhjetor - Ambasada Amerikane në Prishtinë menjëherë pas votitimit të Ushtrisë së Kosovës kanë deklaruar së Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripohojnë mbështetjen e tyre për tranzicionin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në forcë me mandat mbrojtës territorial, siç është e drejta sovrane e Kosovës. 

Në deklaratën për media ambsada thekson se votimi i sotshëm në Kuvend është hapi i parë në zhvillimin e këtij kapaciteti. 

Këto ligje sipas ambasadës nuk sjellin asnjë ndryshim të menjëhershëm në strukturën, misionin apo operacionet e forcës, por ato përfaqësojnë fillimin e punës praktike e të vazhdueshme për ndërtimin e një force transparente, shumetnike dhe të ndërveprueshme me NATO-n që iu shërben të gjitha komuniteteve të Kosovës, në pajtim me planin dhjetëvjeçar për tranzicion të Qeverisë së Kosovës.

"I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkërenditjen e ngushtë me aleatët dhe partnerët e NATO-s dhe për tu angazhuar në punën afruese në terren me komunitetet pakica tani dhe gjatë tërë procesit të gjatë shumëvjeçar." 

"Presim që do të vazhdojnë aranzhimet ekzistuese me KFOR-in për lëvizjet dhe operacionet e forcave në Kosovë", thekson me tutje deklarata e ambasadës amerikane. 

Të gjithë hisedarët brenda dhe jashtë Kosovës sipas SHBA-së duhet t'i mbështesin dhe ti nxisin qytetarët e komuniteteve pakica të Kosovës për të marrë pjesë në forcat e saj të sigurisë, për dobinë e komuniteteve të tyre dhe të vendit. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zotuara për të punuar me FSK-në për promovimin e zhvillimit profesional dhe evolucionit organizativ, i cili do t'i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

SHBA konsideron se stabiliteti rajonal kërkon që Kosova të bëjë përpjekje të njëmendëta për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e saj, Serbinë, dhe i nxisim të dy palët që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zbutur tensionet dhe për të krijuar kushte për përparim të shpejtë në dialog. 

"Qëllimi për të arritur një marrëveshje të leverdishme për të dy palët që do të rrisë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Kosovë dhe në rajon, gjithashtu paraqet prioritetin më të lartë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës". 

"Iu bëjmë thirrje të gjithë hisedarëve që ti ri-përqendrojnë energjitë e tyre dhe të angazhohen në mënyrë serioze dhe konstruktive për arritjen e këtij qëllimi", thekson në fund të deklaratës ambsada amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)