26 Prill 2024

SHBA-të kanë një lidhje të veçantë me popullin e Kosovës

Prishtinë, 8 prill - “SHBA-të ndjenjë një lidhje të veçantë me popullin e Kosovës dhe përkushtimin e tij të fuqishëm për ta ndërtuar për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet në Kosovë një të ardhme më të ndritshme dhe më përparimtare, si pjesë e Bashkësisë Evropiane dhe transatlantike”, theksoi Zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit, James Steinberg, pas takimit me Presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe me Kryeministrin Hashim Thaçi.

Pasi rikujtoi se në Kosovë kthehej për herë të parë pas dhjetë vjetësh, z. James Steinberg pohoi se “është kënaqësi të shohësh përparimin e jashtëzakonshëm që është bërë këtu dhe posaçërisht përparimin që është bërë brenda dy viteve që nga pavarësia juaj”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që të jenë partner i Kosovës në çdo fazë të përpjekjeve për ta realizuar  shpresën e madhe për të ardhmen”, pohoi z. Steinberg, i cili, gjithashtu, tha se ishte i inkurajuar nga ajo që kishte dëgjuar nga Presidenti dhe Kryeministri lidhur me “përkushtimin e fuqishëm dhe prioritetin që Kosova ia kushton krijimit të institucioneve të afta dhe të fuqishme për të siguruar qeverisje të mirë dhe transparente për qytetarët e saj dhe për t’u siguruar që sundimi i ligjit të mbizotërojë në çdo gjë dhe që ju t’i trajtoni këto rreziqe negative e në veçanti nevojës për “Kemi biseduar për atë se si ne duam ta sforcojmë integrimin e Kosovës në Evropë, si dhe për hapat që SHBA, si vend mik i Kosovës, mund t’i ndërmarrë në kontaktet tona me partnerët evropianë për ta promovuar rrugën tuaj drejt liberalizimit të vizave dhe lidhjeve më të thella me Bashkimin Evropian. Kemi biseduar për atë se sa është e rëndësishme për Kosovën që t’i ndërtojë marrëdhëniet me fqinjët e saj, si dhe për zhvillimet shumë inkurajuese që i kemi vërejtur gjatë muajve të fundit; për ato raporte dhe për vullnetin e fuqishëm të një numri të madh të fqinjëve tuaj për të bashkëpunuar me ju dhe për t’u marrë me sfidat e përbashkëta me të cilat po ballafaqohen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit James.

Ai po ashtu foli për sigurimin e një të ardhmeje ekonomike të fuqishme të bazuar në një sektor privat të fuqishëm, në një mjedis të fuqishëm për investime, i cili do t’i tërhiqte investitorët e huaj, edhe ata amerikanë, që të vijnë këtu, të investojnë dhe të punojnë me ju për ta ndërtuar atë të ardhme të ndritur.

James Steinberg tha se i çmonte përpjekjet që janë bërë në Kosovë gjatë zgjedhjeve të paradokohshme, gjatë zgjedhjeve të paradokohshme komunale këtu – të cilat kanë shtuar peshën e demokracisë, dhe atë të një demokracie përfshirëse – si dhe përparimin që është arritur për t’u siguruar që të gjitha komunitetet dhe qytetarët e Kosovës të ndjejnë se janë të përfaqësuar dhe se interesat e tyre janë të përfaqësuara.

Duke e përmbyllur prononcimin para medieve, z. Steinberg tha: “Në emër të Presidentit Obama dhe Sekretares Klinton dua t’ju falënderoj dhe ta theksojë dëshirën tonë të vazhdueshme për të punuar me ju dhe për t’u ballafaquar me këto sfida të rëndësishme që ndodhen para nesh”. 

Ndërsa, Presidenti Sejdiu takimin e sotën me Zëvendëssekretarin Amerikan të Shtetit, James Steinberg e vlerësoi si një takim shumë të hapur dhe përmbajtësor, si dhe e falënderoi Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për mbështetjen e fuqishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj, në rrugën e lirisë dhe të pavarësisë së saj, në rrugën e zhvillimit dhe të demokracisë, të realizimit të synimit të saj që të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve, por, po ashtu, edhe mbështetjet e rëndësishme në procese të karakterit ndërkombëtar të asociimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe në përmbushjen e kritereve në proceset euroatlantike.

“Ambicie e Kosovës është që Kosova të shërbejë në funksion të plotë në integrim aktiv të qytetarëve të saj, në rolin e qytetarëve për stabilitetin e vendit në rend të parë, por edhe në pjesën e integrimit aktiv edhe për një pjesë të komunitetit serb, që ende heziton të jetë pjesë e proceseve të mëdha nëpër të cilat kalon Kosova”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha se gjatë takimit u diskutua edhe për detyrat, të cilat institucionet e vendit kanë marrë para qytetarëve të vendit për një jetë më të mirë të tyre, por edhe për aspekte të relacioneve të tjera të veçanta, që kanë të bëjnë me politikat që zhvillon Kosova në planin ndërkombëtar, të një fqinjësie të mirë me të gjitha vendet e rajonit dhe një dëshirë që Kosova të ketë relacione të mira edhe me Republikën e Serbisë, si dhe raportet tona me vendet e rajonit dhe me gjerë.

Edhe kryeministri Thaçi e informoi z. James Steinberg për progresin e arritur në Kosovë, si dhe për aspekte të tjera duke përfshirë strategjinë për veriun, riformatizimin e Qeverisë së Kosovës, rritjen e efikasitetit për qeverisje të mirë, si dhe për hapa të tjerë në planin ekonomik. Në këtë kuadër, ai përmendi projektin e autoudhës Morinë-Merdare, për procesin përmbyllës të koncesionimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, strategjinë për energjinë, si dhe procese të tjera të privatizimit, siç është ai i PTK-së dhe zotimin e Qeverisë së Kosovës, që këto procese të jenë transparente fer dhe të hapura.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)