23 Shkurt 2020

SHBA nuk përfshihet në debatet rreth formimit të qeverisë në Kosovë

Prishtinë, 22 janar - Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha sot në mbrëmje se nuk do të ndërhyjë në debatet e brendshme politike për formimin e qeverisë së Kosovës.

Ai i bëri këto komente në fillim të takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, që është edhe takimi i tij parë në kuadër të vizitës që po zhvillon në Kosovë ku të enjten do të takojë edhe përfaqësues të tjerë politik, para se të shkojë në Beograd.

Ambasadori Grenell tha se "presidenti Trump është veçanërisht i përqendruar për zgjidhjen e këtij problemi, jo duke shikuar prapa, jo vetëm duke shikuar argumentet e vjetra. Ne duam të përparojmë në këtë rajon, në Kosovë, të kemi zhvillim ekonomik për njerëzit që e meritojnë këtë. Qytetarët e Kosovës e meritojnë të kenë punë dhe ardhmëri të ndritshme. Ajo që po përpiqem të bëj është që të shoh tërë këto çështje që kanë ndikim ekonomik".

Ambasadori Grenell filli vizitën në rajon dy ditë pasi bashkë më këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, ndërmjetësoi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

Ai tha në Prishtinë se Shtetet e Bashkuara do të nxisin "të dyja qeveritë dhe udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi që të fillojnë të ecin përpara me krijimin e vendeve të punës. Komuniteti i biznesit në Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti i biznesit në Evropë duan të vijnë në këtë rajon. Por nuk mund ta bëjnë këtë nëse ka konflikt nga establishmenti politik. Ajo që po përpiqem të bëjë është të shohim përpara dhe të çojmë përpara një gamë projektesh dhe idesh për punë të paguara mirë".

Ambasadori Grenell theksoi se presidenti Trump "është i përqendruar në këtë çështje duke thënë se kur keni një ekonomi energjike, kur njerëzit marrin pjesë në ekonomi në rrugë të reja, me biznese të reja dhe punë më të mira, atëherë çështjet politike bien, sepse njerëzit përqendrohen në jetën e përditshme".

Zoti Grenell u emërua më 4 tetor në detyrën e re, pak kohë pasi që sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo kishte emëruar zotin Mathew Palmer si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin.

Emërimi i tyre, ndonëse kishte nxitur pikëpyetje ndër shumë vëzhgues, u mirëprit në Kosovë ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në të gjitha proceset politike.

Vizita e tij në Kosovë ndodhë në një periudhë kur vendi ende nuk ka një qeveri të re pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Ambasadori Grenell tha se nuk do të përfshihet në debate politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020 - Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)