28 Mars 2024

SHBA do të mbeten mbështetësit kryesor në forcimin e institucioneve të Kosovës

Prishtinë, 7 shkurt -  Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim ambasadorin Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett .

Ambasadori Kosnett uroi Zëvendëskryeministrin e parë, z. Hoti dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të mbeten mbështetësit kryesor në vazhdimin e forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, Zëvendëskryeministri Hoti, falënderoi ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme duke theksuar se SHBA-të janë një partner i fuqishëm dhe miku më i madh i Kosovës në të gjitha  proceset e shtetndërtimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)