07 Dhjetor 2019

Shala, në samitin më të madh global të filantropisë dhe të drejtave të njeriut

Prishtinë, 24 korrik - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në samitin më të madh global të filantropisë, paqes dhe të drejtave të njeriut” Nexus Global Summit të OKB-së” i cili zhvillon punimet nga dt 25-28 korrik në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.

Ambasadorja Shala në sesionin kryesor plenar të këtij samiti para rreth 600 pjesëmarrësve nga mbarë bota me kërkesë të organizatorëve, do të shpalos krimet e kryera nga ana e Serbisë gjatë luftës në Kosovë, rolin e komunitetit ndërkombëtar në krijimin e paqes në vend, dhe progresin që ka shënuar Kosova në fusha të ndryshme 20 vite pas luftës.  Theks të vecantë në fjalimin e saj do të ketë edhe cështjen e të zhdukurve dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë  etj.

Ndër të tjera në margjina të këtij samiti, Shala do të jetë pjesë edhe e sesionit  të vecantë të organizuar nga OKB për të diskutuar mbi temën “ Ngacmimi seksual dhe eliminimi i dhunës dhe ngacmimit në vendin e punës” bashkë me zyrtarët më të lartë të agjencive të ndryshme të OKB-së.

Pas përfundimit të punimeve të samitit, vizitën e saj në New York do ta vazhdoj me takime individuale me përfaqësuesen e posacme për rininë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, konsullatën e Kosovës në New York dhe takime të tjera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2019 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e Nëntë Gjyqësore në të cilën do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar temën: “Të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë turneun më të fortë të vitit 2019,  TOP 12 për Seniorët më të mirë, me të cilat edhe përmbyllen garat për vitin 2019. (Palestra e sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës organizon turneun final të projektit “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin e organizuar” nën moton “Ti mund ta bësh – You Can Do It”, ku do të marrin pjesë ekipet fituese të turneve të mbajtur në 13 komuna. (Kompleksi “Sopa Sport” në Lipjan, ora 10:15)

- Rrjeti i Grave të Kosovës mbledhë 158 organizatat anëtare, përkrahësit individual, partnerët, miqtë, dhe përfaqësuesit e mediave në Kuvendin e 17-të Vjetor të Anëtareve. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Misioni i OSBE-së organizon konferencë ku do të prezantojë aktivitetet që Misioni ka organizuar gjatë vitit 2019 me të rinj, siç janë Akademia e OSBE-së për Dialog, Deklarata Ndër-Komunale për Dialog ndërmjet Komuniteteve, si dhe Lojërat Mini-Olimpike për Njerëz me Nevoja të Veçanta, të cilat kanë sjellë së bashku të rinj nga komunitete të ndryshme. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:30)

- Gecjan Fashion Group sjellë për të 13-in Vit me radhë, ngjarjen më të madhe të modës në rajon “Kosova International Fashion Week 2019”. (Salla e panaireve në Shkabaj, ora 18:00)