29 Mars 2024

Shaheed premton thellim miqësie mes Kosovës e Maldiveve

Prishtinë, 5 nëntor - Kryeministri Thaçi e falënderoi ministrin Shaheed për njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Republikës së Maldiveve, si dhe për kontributin dhe mbështetjen e diplomacisë së Maldiveve për njohje te reja të Kosoves.

“Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen tuaj. Miqësia dhe raportet e ndërsjella midis Republikës së Kosovës dhe Republikës sëMaldiveve do të thellohen në të ardhmen në të gjitha fushat”, theksoi kryeministri Thaçi.

Nga ana e tij, ministri Shaheed përcolli përshëndetjet dhe shprehjen e mbështetjes së vazhdueshme të presidentit dhe të institucioneve të Maldiveve për Republikën e Kosovës, të thellimit të miqësive midis dy popujve dhe shteteve, si dhe u zotua për forcim të raporteve në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të dyanshëm shtetëror.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)