23 Prill 2024

Serbët kundër ndarjes së Kosovës

Mitrovicë, 16 mars - Delegatët e të ashtuquajturit Kuvend i komunave dhe vendbanimeve serbe të Kosovës kanë marrë sot një vendim, me të cilin ndarja e Kosovës është plotësisht e papranueshme. Këtë e bëri të ditur për media, kreu i këtij organi paralel, Radovan Niçiq.

“Porositë që vijnë për ndarjen e Kosovës nga qarqe të caktuara politike, për serbët e Kosovës janë të papranueshme. Askush nuk ka të drejtë që të shkëpusë Manastirin e Deçanit, atë të Graçanicës, Patriarkën e Pejës dhe me këtë rrota e historisë ta kthejë Serbinë 100 vjet prapa”, tha Niçiq.

Kreu i Këshillit Nacional Serb për veriun e Kosovës, Millan Ivanoviq, paralajmëroi një protestë, e cila, sipas tij, do të mbahet më 24 mars, në Mitrovicë. Protesta, siç thuhet, do të mbahet në shenjë të kundërshtimit ndaj planit të Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare për integrimin e veriut në sistemin kosovar.

“Duhet që të gjithë së bashku të angazhohemi kundër kësaj strategjie anti-serbe, strategjisë për spastrim etnik, për gjenocid ndaj serbëve. Duhet që të gjithë së bashku të angazhohemi për të vetmen alternativë dhe ajo është Kosova në Serbi”, u shpreh Ivanoviq.

Zbatimi i strategjisë së Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare për integrimin e veriut të Kosovës është i papranueshëm për serbët e kësaj pjese, sidomos për shkak të konotacioneve politike, të cilat i bart në vete kjo strategji, kanë deklaruar para pak kohe politikanët serbë të Kosovës veriore.

Ndryshe, në mesin e konkludimeve të takimit të sotëm në Kuvendin serb, që u mbajt në Zveçan, ishte edhe një kërkesë për ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremiq.

Atij iu bë thirrje që të kërkojë nga ambasada ruse në Beograd që ta hapë një zyrë konsullore të këtij shteti në veri të Mitrovicës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)