29 Mars 2024

Sejdiu zhvilloi takim edhe me Feith

Prishtinë,  18 tetor - Shefi i zyrës ndërkombëtare Pieter Faith zhvilloi një takim me shefin e LDK-së, Fatmir Sejdiu. Feith nuk u prononcua për media. Ndërsa Sejdiu tha që ishte një takim i zakonshëm që ka zhvilluar LDK-ja me Feith.

“Janë takime të konsultave të zakonshme që bëhen. Unë nuk them se ka diçka të veçantë në takimin me Feith”.

Ndërsa i pyetur për deklaratën e Mustafës që ka kundërshtuar daljen nga koalicioni në këtë kohë, Sejdiu tha: “Unë nuk dua të komentoi asgjë ne kemi bashkëpunim të mirë për t’i quar proceset përpara”, tha Sejdiu. 

Sejdiu tërthorazi tha se LDK-ja është që zgjedhjet të mbahen në datën e caktuar nga UD i presidentit me 13 shkurt 2011.

“Unë respektoi vendimin që e ka marrë Ushtruesi i Detyrës së presidentit, z.Krasniqi”, tha Sejdiu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)