29 Mars 2024

Sejdiu: Zgjedhjet e parakohshme, me 6 mars

Prishtinë, 8 tetor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, pas takimit që pati me ushtruesin e detyrës së presidentit Jakup Krasniqi dhe me përfaqësuesit e partive tjera, bëri të ditur qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Me këtë rast, Kryetari Sejdiu tha : “Qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është prezantuar dhe do të jetë në vazhdimësi në pjesën e konsulencave që ato të jenë brenda afateve kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme dhe kjo nënkupton fillimin e pranverës".

Gjegjësisht fillimi i muajit Mars, që është data e 6 marsit sipas tij do të jetë e përshtatshme për përfundimin e procesit të konstituimit të institucioneve të vendit nga vota e lirë e qytetarëve. Pra ky është orientimi jonë themelor dhe është prezantuar si e tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)