28 Mars 2024

Sejdiu vlerësoi bashkëpunimin me Zyrën Ndërlidhëse të KE

Prishtinë, 22 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot z. Bjorn von Sydow, kryesues i Komisionit për Çështje Politike i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Raportues për situatën politike në Kosovë.

Në këtë takim, u bisedua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, si dhe për progresin e arritur në dy vitet e pavarësisë së vendit tonë. Presidenti Sejdiu, me këtë rast, theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë thellë të përkushtuara që të punojnë për tejkalimin e sfidave me të cilat ato po ballafaqohen.

Po ashtu, ai e vlerësoi lart bashkëpunimin e deritanishëm me Zyrën Ndërlidhëse të Këshillit të Evropës në Kosovën duke e konsideruar atë partnere të rëndësishme në realizimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në këtë takim u shqyrtua edhe mundësia e fuqizimit të rolit të Këshillit të Evropës në Kosovë, derisa kjo e fundit vazhdon aspiratat dhe përpjekjet e saj për integrim në këtë institucion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)