23 Shtator 2020

Sejdiu: Shëmbëltyra e familjes Jashari është unikate

Prekaz, 6 mars - Në ditën e dytë të manifestimit të Epopesë së UÇK-së, Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Fatmir Sejdiu së bashku me bashkëpuntorët e tij, kanë bërë homazhe pranë varreve të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

“Unë erdha sot me bashkëpunëtorët e mi sikur edhe gjithmonë në nderim të komandatit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, në nderim të  Shabanit e Hamzës, dhe të gjithë tjerëve që u sakrifikuan për lirinë e vendit”, tha Presidenti Sejdiu.

“Jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë njerëzit e botës që e duan lirinë, shëmbëlltyra e familjes Jashari është unikate. Në ditët kur duhej më së tepërmi që të jetë kjo shëmbëlltyrë, ata e bënë”, vijoi Presidenti.

“Kanë mbetur unikat me veprimin e tyre, për breza e breza që do të vijnë, jo vetëm për ne shqiptarët, por edhe për të gjithë njerëzit e tjerë të botës që e duan lirinë njerëzore”,  tha Presidenti Sejdiu.

Presidenti Sejdiu tha se mbetet borxh i vazhdueshëm që Kosovën ta bëjmë ashtu siç kanë dashur të gjithë ata që kanë rënë për lirinë e saj.

“Për mua është një nder i veçantë, se kam pasur mundësinë që ta njoh edhe për së gjalli dhe e kujtoj edhe kohën e sulmeve të egra që kanë qenë ndaj familjes Jashari, kohën kur ka ditur në mënyrën më të mirë të mundshme të rezistojë ndaj atij presioni të madh, që gjithë makineria serbe e ka bërë ndaj tij dhe ndaj familjes. Natyrisht, është e paharrueshme gjithë ajo pjesë, apo jetë e përkushtimit të tij për ditën e sotme”, tha Presidenti Sejdiu.

Pas homazheve, Presidenti Sejdiu vizitoi edhe familjen Jashari, ku u prit nga kryefamiljari Rifat Jashari. 


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë së Kuvendit dhe këshilltarët e tij, sot ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz, dhe ka vendosur një kurorë lulesh.

Kryeparlamentari Krasniqi tha në këtë rast, se para 12 viteve, në këtë vend, janë shpërndarë rrezet e dritës dhe të lirisë.

“Sot, pas 12 vjetëve, të gjitha rrugët e Kosovës sjellin në Prekaz, për të nderuar dhe për t’u përkulur para atyre që gjithçka që patën, e dhanë për lirinë dhe ardhmërinë e vendit tonë”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.

Më pas, kryeparlamentari Krasniqi ka vizituar familjen Jashari, ku është pritur nga Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Transfere në të cilën do të shqyrtohet raporti vjetor i punës të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, pastaj i Autoritetit Kosovar Konkurrencës, i Komisionit Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe raporti i shpenzimeve të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora C203, 10:00)

- Java Evropiane e Sportit me konferencën “Forumi për Sportin” në të cilën do të merr pjesë  Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-L-089 për dominimin humanitar si dhe shpallet konkursi për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shyqrton drafti Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Nëpërmjet video konferencës do të mbahet takimi i 185-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Pa praninë e mediave, ora 10:30)

-  Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës degjon dëshminë e dëshmitarit Izet Sadiku, ish zëvendës ministër i shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të trajtimit të rasteve nga Prokuroria e Apelit e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në Çertifikimi i të rinjve në fushën e ndërmarrësisë - OJQ Etri. (Pejë, ora 12:00)

- Organizata  “Replikë” organizon protestë me biçikleta si reagim ndaj institucioneve për mosreagim në mbrojtje të të drejtave të grave. (Protesta fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me reformat në arsim në Komunë të Kamenicës me të ftuar Ramë Likaj, ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe  Qëndron Kastrati, kryetar i Komumës së Kamenicës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministrit Hoti viziton Oden Ekonomike të Kosovës ku pas takimit me anetarët e komunitetit të biznesit, do te ketë konferencë për media. (Objekti i OEK-ut, ora 13:30)

-  Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës degjon dëshminë e dëshmitarit  Arben Vitia, ish ministër i shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Për nder të Javës Evropiane të Sportit, Federata e Hendbollit e Kosovës do të organizojë turnirit ‘Të gjithë së bashku’ me sportin e Hendbolit në të cilën do të marrin pjesë fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët tjerë. (Prizren, ora 13:00 - Istog, ora 15:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në Çertifikimi i të rinjve në fushën e ndërmarrësisë - OJQ REA Prishtinë. (Gjakovë, ora 15:00)

- Ambasadori Thomas Szunyog do të marrë pjesë në mbylljen e Shkollës Verore të BE-së 2020. (aqja në Facebook @EuropeanUnionInKosovo, ora 16:15)

- Vazhdon java e dytë e ligjeratave publike në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Ligjeratat transmetohen drejtperdrejt ne kanalin e facebook-ut "Kosovo Architecture Festival", ora 18:30)