28 Mars 2024

Sejdiu: Kosova kurrë nuk do të bisedojë për statusin

Prishtinë, 13 maj - Presidenti Sejdiu ka thënë se ndihma e EULEX-it është e domosdoshme për ta luftuar korrupcionin në Kosovë.

Në samitin e Sarajevës, Kosova do të marrë pjesë vetëm e barabartë me shtetet tjera. Kështu i ka thënë Presidenti Sejdiu në një intervistë portalit evropian të lajmeve Euroaktiv, intervistë e cila është publikuar sot.

“Ne kemi konfirmuar pjesëmarrjen tonë në këtë konferencë, mirëpo kemi thënë njëkohësisht se do të jemi në Sarajevë vetëm nëse do të jemi të barabartë me të gjitha shtete pjesëmarrëse”, ka thënë Sejdiu duke spikatur se për Kosovën është e papranueshme prezantimi nën mbishkrimin UNMIK- Kosova apo nën referencën e Rezolutës 1244, ashtu si kërkon Serbia.

Duke u përgjigjur në pyetjen rreth korrupsionit, Presidenti Sejdiu tha se kjo është një sfidë, e cila ka përcjellë të gjitha vendet në tranzicion.

Sido që të jetë, ky është një fenomen, ka vlerësuar Presidenti Sejdiu ndaj të cilit Kosova nuk është imun.
Sejdiu ka thënë se është e nevojshme ndihma e partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa në këtë rast ndihma e EULEX-it është e domosdoshme për ta luftuar korrupcionin në Kosovë ka thënë Presidenti Sejdiu.

Presidenti Sejdiu në intervistën që është publikuar sot në portalin evropian të lajmeve Euroaktiv ka potencuar se mbi ligjin nuk është askush në Kosovë. Ai ka thënë se vet angazhohej që të zhvillohen hetime ndaj çdokujt që ka dyshime për korrupcion.
Sejdiu ka thënë se Kosova është e gatshme të luftojë edhe krimin e organizuar dhe për këtë qëllim është e gatshme të bashkëpunojë me vendet fqinje përfshirë këtu edhe Serbinë.

Ndërkaq, i pyetur nga Euroaktiv për mundësinë e bisedimeve me Serbinë, Presidenti Sejdiu është përgjigjur se Kosova është e gatshme të bisedojë për çdo gjë tjetër me këtë vend fqinj, por, kurrë njëherë për çështjen e statusit.

Kjo çështje është mbyllur para dy vitesh, kur shumë vende të botës kanë njohur pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Kosova pas pavarësisë është shndërruar në një faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon.

Kjo, tashmë, është dëshmuar edhe gjatë periudhës dy vjeçare pas shpalljes së pavarësisë, e cila është njohur nga 68 shtete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)