18 Prill 2024

Sejdiu dekoroi Shefqet Bylykbashin me Medaljen e Lirisë

Prishtinë, 29 maj - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që, për kontribut të veçantë dhënë gjatë gjithë jetës së tij në mbrojtjen e lirisë së Kosovës dhe me rastin e 100-vjetorit të lindjes, të dekorojë me Medaljen e Artë të Lirisë, personalitetin e shquar të Kosovës dhe të shqiptarëve, Major Shefqet Bylykbashi-Kapetani.

Vendimi i Presidentit merret në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28 si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre, Neni 3, 19 dhe 34.

Kjo medalje u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj, për kontribut të lartë në mbrojtjen e lirisë së Kosovë

Në arsyetimin e vendimit të Presidentit Sejdiu për dekorimin e Shefqet Bylykbashit thuhet: Kontributi i Major Shefqet Bylykbashi-Kapetani për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve është i veçantë dhe domethënës në një nga periudhat më të vështira të atdheut tonë, gjatë dhe mbas Luftës së Dytë Botërore. Si komandat Artilerie për Mbrojtjen e Kufirit të Kosovës, Shefqet Bylykbashi-Kapetani bashkoi, frymëzoi dhe drejtoi luftëtarët duke qenë vetë në krye, duke treguar kështu trimërinë dhe përkushtimin e paepur për mbrojtjen dhe lirinë e vendit tonë.

Ai dha shembullin e personalitetit ku bashkohen atdhedashuria, vlerat më të larta njerëzore dhe profesionalizmi ushtarak, në funksion të të ardhmes më të mirë të lirisë së qytetarëve të Kosovës.

Shefqet Bylykbashi-Kapetani gjatë gjithë jetës së tij mbeti i përkushtuar dhe i pathyer në idealet e lirisë së Kosovës dhe të shqiptarëve.

Vepra dhe personaliteti i Major Shefqet Bylykbashit-Kapetanit do të mbeten frymëzim atdhedashurie për brezat që do të vijnë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)