29 Mars 2024

Seanca e radhës e Kuvendit mbahet më 8 korrik

Prishtinë, 6 korrik - Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga dr.Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në dakordim me shefat e grupeve parlamentare, u përcaktua rendi i ditës së seancës së radhës të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet më 8 korrik 2010.

Në fillim të mbledhjes, deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Sllobodan Petroviq, falënderoi Kryesinë dhe Kuvendin e Kosovës për siç tha ai:” Mbështetjen që ka treguar Kuvendi për deputetin Petar Miletiç dhe familjen e tij, me rastin atentatit të ushtruar ndaj tij nga persona të panjohur”. 

Në vijim të mbledhjes, Kryesia e ka plotësuar rendin e ditës për seancës së 8 korrikut: Në këtë seancë do të  shqyrtohen për herë  dytë: i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit  për ujitjen e tokave bujqësore, Projekt-Kodi i drejtësisë për të mitur dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe shërbimin diplomatik të Republikës së Kosovës. Për herë të parë, ndërkaq, do të shqyrtohen: Projektligji për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës, Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Projektligji për Prokurorin e Shtetit. 

Në të njëjtën seancë do të shqyrtohet edhe Raporti vjetor i rregullatorit për ujëra e mbeturina për vitin 2009,  Raporti për funksionimin e sistemit të auditimit të brendshëm në sektorin publik të Kosovës për vitin 2009, si dhe  Propozim – vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e kryetarit dhe të anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Gjatë shqyrtimit të mocioneve, rekomandimeve dhe kërkesave, Kryesia në mbledhjen e sotme vendosi që  propozim-vendimin e Qeverisë së  Republikës së Kosovës, për të shpallur zonë të veçantë ngastrën kadastrale në vendin e quajtur “Lama e drunjve” në Prishtinë, t’ia kalojë Komisionit (funksional) për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor , për të përgatitur raportin me rekomandime për Kryesinë e Kuvendit, para se çështja të radhitet për seancë plenare.

Kryesia ka shqyrtuar edhe Rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për vitin 2011, ndërkaq ka marrë në konsideratë  njoftimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me rishikim e Propozim-buxhetin  të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për, vitin 2010, si dhe është njoftuar me Rekomandimin e Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike lidhur me Raportet vjetore te RTK-së.

Kryesia, ndërkaq,  i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Komisionit për Shëndetësi punë dhe mirëqenie sociale për vizitë në Slloveni.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)