25 Prill 2024

Seanca e Kuvendit të Kosovës mbahet më 27 maj

Prishtinë, 23 maj - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Sabri Hamiti, nënkryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që  seanca plenare e Kuvendit të mbahet të premten, më 27 maj, si dhe ka përcaktuar rendin e ditës për këtë seancë.

Pasi të procedohet me pikat e zakonshme të rendit të ditës të seancave të rregullta: çështje jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë tri projektligje: Projektligjin për ndihmë juridike falas, Projektligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe Projektligjin për efiçiencën e energjisë.

Në vazhdim të seancës do të shqyrtohet Popozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me emërimin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, si dhe raportet e punës për vitin 2010; të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe Agjencisë Kosovare të Pronës.

Po në mbledhjen e sotme Kryesia ka shqyrtuar edhe  Rekomandimin e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje  Lokale dhe Media, për inicimin e procedurës për emërimin e një anëtari të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media.

Në bazë të Ligjit për Komisionin  e Pavarur të Mediave ( n 4) Kryesia kërkon nga të gjitha grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend që deri më 30 maj të propozojnë nga një kandidat për anëtar në Këshillin e Komisionit të Pavarur për Media.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)