24 Prill 2024

Seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë mbahet me 3 shkurt

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Glauk Konjufca, kryetar, në të cilën ishin të pranishëm edhe kryetarët e grupeve parlamentare, shqyrtoi kërkesën e kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës.  

Kryesia konstatoi se kërkesa i plotëson kushtet formale-juridike, prandaj vendosi që seanca të mbahet më 3 shkurt 2020, në orën 11:00, me të vetmen pikë të rendit të ditës: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.​

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje me LDK, derisa la të kuptohet se nuk do të japë dorëheqja nga pozita e kryeparlamentarit.

“Mbledhja e kryesisë ka vendosur që seanca plenare për krijimin e Qeverisë së Kosovës të mbahet të hënën më 3 shkurt në ora 11:00”, u shpreh Konjufca.

Kryeparlamentari foli edhe për marrëveshjen eventuale të Lëvizjes Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike, ku u shpreh optimist për një gjë të tillë.

Për mundësitë e dorëheqjes së tij nga pozita e kryetarit të Kuvendit, Konjufca deklaroi se është koha e emërimeve dhe jo e dorëheqjeve.

“Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, por e emërimeve”, tha ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)