29 Mars 2024

SBASHK: Duke kundërshtuar rritjen e pagave në sektorin publik, nuk mbrohet sektori privat

Prishtinë, 25 shtator -   Deklarimi i Ministrit të Financave, Bedri Hamza se do të ketë ngritje pagash për gjithë sektorin publik është pritur mirë edhe nga mijëra të punësuarit në sektorin e arsimit në Kosovë. SBASHK-u  e përshëndet gatishmërinë e Ministrit Bedri Hamza dhe Qeverisë Haradinaj për të bërë lëvizje të mirë rreth pagave, pasi tani e tri vite nuk ka pasur as edhe një ngritje modeste të pagave në arsim e as në sektorët tjerë publik. SBASHK-u do të gëzohej edhe me lajmin sikur edhe pronarët e bizneseve në sektorin privat të kenë vendosur, më në fund, që punëtorëve të tyre t’ua ngritin pagat.


SBASHK-u duke përcjellë reagimet ndaj  këtij përkushtimi të Qeverisë Haradinaj nuk mundet pa reaguar ndaj deklaratave publike të Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu e madje edhe ndaj deklarimit publik të nënkryetarit të BSPK-së, Alush Sejdiu.  Ata mundohen të dalin si mbrojtës të sektorit privat, por nuk mbrohet ky sektor duke kundërshtuar  rritjen e pagave në sektorin publik.


Gërgjaliu nuk ka pse të merret me sektorin publik e as nuk është i thirrur të jep vlerësime se cila është përformanca e  të punësuarve në këtë sektor sepse për këtë gjë kompetenca është e tjetër kujt. Ai  duhet të angazhohet që punëdhënësit , që ai mbron në sektorin privat, të kenë qasje humane ndaj të punësuarve te ta dhe t’i respektojnë ,bile, të drejtat elementare të tyre dhe të ndajnë pak më shumë mjete nga fitimet e mëdha  dhe t’ua ngritin pagat punëtorëve të tyre.
Sejdiu nga BSPK-ja duhet t’i gëzohet çdo rritjeje të pagave në sektorin publik sepse si nënkryetar i BSPK-së është edhe përfaqësues i tyre dhe në të njëjtën kohë të angazhohet që në sektorin privat pronarët e firmave private të respektojnë të drejtat elementare të të punësuarve atje dhe t’ua ngritin  pagat sepse këta të punësuar bëjnë punë të madhe e pa orar në ato firma.


Gërxhaliu e Sejdiu  , besoj e dinë, se nëse edhe pengohet ngritja e pagave në sektorin publik, kjo nuk sjellë ndonjë të mirë për  të punësuarit në sektorin privat, pra as ngritje pagash atje. Kjo i bie se për ta mbajtur gjendjen e keqe me pagat në sektorin privat u dashka të pengohet rritja e pagave edhe në sektorin publik.


SBASHK-u  përshëndet gatishmërinë e  Qeverisë Haradinaj për ngritje pagash në sektorin publik  duke u bazuar në faktin se çdo ngritje pagash në arsim dhe sektorët tjerë publik është stimulim shtesë për punë e  arritje të reja  dhe dëshmi se Qeveria po angazhohet dhe po mendon për këta njerëz.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)