26 Prill 2024

Sahatqija dhe Bujupi në Seminarin Gratë në Politikë

Durrës, 21 shtator - Deputetet e Kuvendit të Kosovës  Teuta Sahatqija dhe  Donika Kadaj Bujupi, me ftesë të organizatës suedeze “Kvin ti Kvin”,  po marrin pjesë në  seminarin  për avokim që po mbahet në Durrës, organizuar me temën: Gratë në Politikë - vendim marrje dhe kuota  gjinore në Kosovë.

Gjatë këtij takimi  u diskutua lidhur me atë se pse Kosova ka nevojë për kuotën gjinore, si mund të rritet numri i pjesëmarrjes së femrave në vendim marrje, çfarë mund të bëjnë politikanet dhe çfarë mund të bëjë shoqëria civile në këtë aspekt, si mund të rritet bashkëpunimi ndërmjet tyre?

Gjate këtij debati znj. Sahatqija tha se  Kosova ka pasur shumë zgjedhje me sisteme të hapura, të mbyllura, me kuotë vetëm në listë, apo kuota obligative, me një, pesë apo dhjetë përzgjedhje dhe dihet  shumë mirë efekti  i secilës prej tyre. Është me rëndësi të vendosim se cilat janë kërkesat dhe prioritetet tona, a kërkojmë demokratizim dhe mundësi për përzgjedhje me konkurrencë si në listat e hapura, apo kërkojmë demokratizimin e shoqërisë përmes përfaqësimit të gruas.

Sa i përket çështjes  së kuotës legjislative në nivelin parlamentar dhe komunal,  nuk mund  të diskutohet për heqje të saj, por vetëm për avancim. 

“Në anën tjetër ne besojmë se përfaqësimi i duhur i gruas apo fuqizimi i saj mund të bëhet me instalimin e kuotës nëpërmjet  ndryshimeve statutare  në çdo strukturë të partive politike”, theksoi Sahatqija.

Deputetja Kadaj Bujupi theksoi se përvojat ndërkombëtare tregojnë se klasat politike nuk lëshojnë pe në raport me krijimin e hapësirës për gra dhe të rinj, prandaj politikat afirmative janë domosdoshmëri  për të thyer stereotipet, në mënyrë që të krijohen mundësi të barabarta për gjithë përfshirje,sidomos për gratë, të cilat dita ditës po dëshmojë kualitet të lartë në punën e tyre, si lidere në politikë dhe në përgjithësi në jetën publike.

Në Kosovë edhe pse me shume sfida, dekada e fundit ka dëshmuar se kuota ka sjellë ndryshim në kuptimin pozitiv të pjesëmarrjes së  gruas në Parlament dhe në Qeveri.

Po kështu, edhe zgjedhja e Presidentes së parë në Rajon ka reflektuar  një imazh më të mirë për Kosovën si vend demokratik që ecën drejt integrimeve evropiane, që është objektiv i Kosovës. Kadaj tha se çdo e  drejtë e fituar duhet avancuar, e jo  kundërta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)