23 Prill 2024

Sadiku, Arifaj, Mustafa dhe Jashari të mos zgjedhen Komisioner për Informim

Prishtinë, 1 korrik - Përfaqësues të shoqërisë civile përmes një letre publike i janë drejtuar Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në lidhje me procesin e dytë për përzgjedhjen e Komisionerit për Informim dhe Privatësi.
 
Ata theksojn se janë njoftuar që nga 20 kandidatët që kanë aplikuar, Kuvendi pritet të intervistojë nëntë prej tyre.

Katër nga këta kandidatë, Bujar Sadiku, Jeton Arifaj, Muharrem Mustafa dhe Nexhat Jashari - sipas shoqërisë civile kanë aplikuar pa sukses edhe në procesin e parë të përzgjedhjes së Komisionerit për Informim dhe Privatësi.
 
"Edhe pse jemi njoftuar që procesi konsiderohet që të ketë nisur prej fillimit, duke qenë kërkesat dhe kushtet e njëjta, besojmë që kandidatët e procesit të kaluar që kanë aplikuar përsëri do të duhej të vlerësoheshin njëjtë."

"Bazuar në përvojën e tyre profesionale dhe performacën e tyre gjatë intervistave të mbajtura në procesin e parë, asnjëri nuk arriti të plotësojë kriteret për t’u përzgjedh Komisioner."

"Ju rikujtojmë që të gjithë ne bashkërisht, Ambasada Britanike, Ju të nderuar anëtarë të Komisionit dhe ne si shoqëri civile patëm arritur në të njëjtin përfundim, pra që asnjëri nga ta nuk i plotëson kushtet për t’u bërë Komisioner. Nuk shohim asnjë bazë që vlerësimi të jetë ndryshe edhe kësaj radhe" thuhet në letrën e organizatave të shoqërisë civile.
 
Në veçanti ata kanë kërkuar nga Komisioni që të marrin seriozisht shqetësimet e tyre lidhur me kandidatët Bujar Sadiku dhe Jeton Arifi, të listuara në letrën e dërguar më parë, të cilën po ua ridërgojmë përsëri.

"Kërkojmë nga ju ta verifikoni nëse a) Bujar Sadiku është “njeriu i PDK-së” ashtu siç i janë referuar në media, dhe b) nëse Bujar Sadiku dhe Jeton Arifi kanë punësuar familjarët e tyre në Agjencionin Shtetëror për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHMDP)", theksojn organizatat e shoqërisë civile

Po ashtu, ata kanë theksuar se duhet pasur parasysh që Auditori i Përgjithshëm ka gjetur shkelje të shumta në ASHMDP, gjatë kohës sa të dy këta kandidatë kanë qenë duke e udhëhequr këtë institucion.
 
"Poashtu, sipas informatave tona, kandidati Arsim Tërnava ka qenka qenë donator i Partisë Demokratike të Kosovës ndërsa kandidati Burim Sallova duhet të dëshmojë përmes tatimeve të paguara nëse vërtetë ka qenë menaxher për pesë vjet në një kompani private."

"Ne jemi duke hulumtuar edhe për kandidatët tjerë dhe në rast që gjejmë informata relevante për procesin,  do të ju drejtohemi menjëherë."
 
"Në fund, ju njoftojmë që ne mbesim të përkushtuar të marrim pjesë gjatë intervistimit të kandidatëve – me një ose më shumë përfaqësues – dhe ju lusim që të na informoni të gjithëve për kohën e mbajtjes së intervistave sa më herët që është e mundur", thuhet në fund të letrës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)