24 Prill 2024

Rugova: LDD është parti e elitës politike dhe intelektuale

Prishtinë, 11 nëntor - Lidhja Demokratike e Dardanisë përmes një konference për media doli sot  me qëndrime dhe vlerësime për aktualitetin politik dhe për proceset e montuara politike dhe gjyqësore.

Nënkryetari  i LDD-se Naser Rugova tha se: “LDD është krenare për ideologjinë dhe filozofinë politike që e trason dhe për vizionin e qartë shtetëror dhe nacional;LDD është parti e elitës politike dhe intelektuale;LDD është krenare që nuk ishte dhe nuk është pjesë e pazareve të ndyta në kurriz të shtetësisë së Kosovës”.

Rugova shtoi se “LDD nuk është parti e krimit të organizuar dhe korrupsionit enorm që po e fundos perspektivën e këtij vendi,nuk është pjesë e krimit të organizuar politik dhe ekonomik në veriun e vendit dhe nuk bën biznese të zeza me strukturat paralele ne veri të vendit, nuk është pjesë e bizneseve dhe larjes së parave të bizneseve serbe në Kosovë që ishin dhe janë të afërta me partinë e Millosheviqit, nuk është pjesë e petrol mafisë dhe kontrabandës së duhanit dhe e nxjerrjes jashtë Kosove të mbi 400 milion euro në vit të cilat shkojnë drejtpërdrejt në Serbi, nuk kërcënon doganat për trafiqe ilegale dhe kontrabandë,që po e dëmton shtetin,qytetarin hallexhi të Kosovës dhe buxhetin e shtetit për 850 milion euro në vit”.

“LDD dhe njerëzit e saj nuk janë pjesë e vjedhjeve të 50 kg substanca narkotike dhe të dëshmive edhe për vrasje politike që ndodhën në Kosovë;Njerëzit e LDD-së nuk janë pjesë e kidnapimeve, reketit dhe haracit siq po kemi rastin të shohim ditëve të fundit;Njerëzit e LDD-së nuk u bastisën nga njësitë speciale të policisë së Euleksit ,kur bankrotoj shteti,ky dhe fakti që 4 kryetarë komunash janë nën hetime për krime serioze tregon se kush dhe çka është në Kosovë;LDD nuk është pjesë e manipulimeve në privatizim,nuk bën shpërlarje të parave të pista,nuk abuzon me prona publike që ju falen njerzve të inkriminuar në krime të rënda;LDD nuk është pjesë e uzurpimeve ne pronën e QKUK-së,LDD nuk është pjesë e  malverzimeve tjera institucionale si afera DEKOTEK”-tha Rugova.

Me këtë rast Rugova tha se : “Nëse në Kosovë pretendohet të ndërtohet një shtet ligjor atëherë frikojmë se pa u zgjidhur disa nga këta shembuj shqetësues para të cilave shteti dhe drejtësia kosovare po i mbyllë sytë,nuk do ecim përpara,nuk do ketë investime të huaja,nuk do ketë liberalizim të vizave dhe integrim në BE!”.

Me ketë rast sekretari i përgjithshëm i LDD-së, Sejdë Tolaj njoftoi se nga sot LDD-se i bashkohen edhe dy doktorë te njohur Prof.Dr Abdullah Zymberaj dhe Dr. Sebahate Gashi gjithashtu dhe tre studente te dalluar te Fakultetit Juridik te Universitetit te Prishtinës,Nesibe Zejnullahu,Pajtim Makolli dhe Bekim Hoxha.

Me këtë rast zoti Zymberaj, tha se ka vendosur që të behët pjesë e LDD-së pasi qe “LDD ka vizion te qarte për te ardhmen e këtij populli për te ardhmen e këtij vendi. LDD ne krye te se cilës qëndron akademiku ynë i madh Nexhat Daci di se çka do dhe di se çka kërkon. Kjo parti nuk di çka është korrupsioni,nuk di çka është krimi kjo parti di ta shikoje edhe te varfërinë edhe te pasurin. Kjo parti me vizionin e qarte për te ardhmen e këtij vendi meriton  çdo lëvdate”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)