19 Prill 2024

RrGK uron formimin e Qeverisë LVV-LDK dhe Kryeparlamentaren

Prishtinë, 4 shkurt - Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) uron dy partitë për krjimin e qeverisë Kurti duke shpresuar se bashkëqeverisja e tyre do të sjell mirëqenie të shtuar për qytetarët e vendit. Poashtu uron postin e Kryeparlamentares së parë në Kuvendin e Kosovës, znj. Osmani.  

Duke ndjekur me interes të shtuar përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e grave në zgjedhjet parlamentare të parakohshme të 6 tetorit 2019, e rrjedhimisht edhe në qeverinë e re, RrGK përmes kësaj letre shpreh shqetësim që dy partitë e koalicionit nuk kanë respektuar Ligjin për Barazi Gjinore (LBGj), me rastin e emërimit të kabinetit të ekzekutivit.

Ky ligj garanton barazi ndërmjet gjinive (50/50), si kusht i zhvillimit të një shoqërie demokratike ku burrat dhe gratë kanë mundësi krejtësisht të barabarta në sferën politike dhe publike.  

Kujtojmë se zgjedhjet e 6 tetorit 2019 shënuan numrin më të madh të grave që arritën të fitojnë ulëse në kuvend dhe jemi dëshmitarë të fuqizimit politik të grave në shoqërinë kosovare, prandaj qeveria e sapoformuar duhet të jetë shtysë në përmirësimin e pozitës së gruas kosovare, e rrjedhimisht të gjithë shoqërisë. Sado që kjo qeveri ka me shumë gra ministre në krahasim me qeveritë e kaluara, presim që në emërimin e zv. Ministrave të arrijnë të zbatojnë LBGj-në.

Ndër çështjet e rëndësishme që RrGK pret që koalicioni LVV-LDK të angazhohet në fillim të qeverisjes së tyre janë: 

·  Të balancojë pjesëmarrjen e grave dhe të burrave në vendimmarrje,

· Të rishikojë Ligjin e Punës sipas direktivave të Bashkimit Evropian (BE) për balancin punë-jetë,

· Të rishikojë Ligjin e Punës dhe përveç pushimit të lehonisë dhe atij prindëror, të futet edhe pushimi atësor, në pajtim me direktivat e BE-së të adapotuara në Kosovë,

· Të përmirësojë kushtet e punës, me theks të veçantë të luftojë diskriminimin me bazë gjinore në punësim,

· Të zbatojë buxhetimin e përgjegjshëm gjinor sipas LBGj-së,

·        Të krijojë një linjë buxhetore të përhershme për strehimoret e Kosovës. 

RrGK me punën dhe aktivizmin e bërë që nga themelimi, përpiqet për një Kosovë ku gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta në arsimim, punësim, pjesëmarrje në politikë, shëndetësi, si dhe të jetojnë një jetë pa dhunë.

Andaj, në përputhje të plotë me këtë vizion, RrGK përgjatë gjithë mandatit udhëheqës të kësaj qeverie do të kërkojë llogaridhënie publike dhe transparencë të plotë për punën e ekzekutivit që ndikon në realizimin e këtyre objektivave jetike për mirëqenien e të gjitha grave kosovare.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)