24 Prill 2024

RrGK sot organizon protestë në solidaritet me kurdët

Prishtinë, 19 tetor -  Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon sot protestë në solidaritet me kurdët te quajtur #RiseUp4Rojava.

Protesta mbahet para Teatrit Kombëtar të Kosovës duke filluar nga ora 13:00
 
Edhe Kosova i bashkëngjitet kësaj proteste që kështu së bashku të shfaqim solidaritet kundër gjenocidit ndaj popullit kurd.

Prej disa ditësh Turqia ka ndërmarrë një sulm fillimisht ajror dhe më pas me ushtrinë dhe forcat tokësore në verilindje të Sirisë ku ka hapur luftë ndaj popullsisë kurde atje.

Pjesa veriore e Sirisë, që aktualisht po sulmohet nga ushtria turke, kontrollohet prej disa vitesh Partia kurde e Bashkimit Demokratik (PYD) dhe Njësitë e Mbrojtura të Popullit Kurd.  Po kush janë kurdët, dhe si u mbërrit deri tek ky sulm?

Kurdët janë një grup pakicash etnike, ende pa një shtet zyrtar. Para Luftës së Parë Botërore, ata jetonin si nomadë deri në shpërbërjen e Perandorisë Osmane, që u mori lirinë dhe i ndau në disa shtete-kombe. Sot ka rreth 25-30 milion kurdë. Shumica jetojnë në një rajon që shtrihet në pjesë të Turqisë, Irakut, Iranit, Sirisë dhe Armenisë.

Shumica e kurdëve, janë myslimanë sunitë. Por popullata kurde ka tradita të larmishme kulturore, sociale, fetare dhe politike, si dhe një larmi dialektesh. Kurdët nuk kanë pasur asnjëherë statusin e shtetit komb, përveç Irakut, ku ata kanë aktualisht një qeveri rajonale, të quajtur Kurdistani i Irakut.

Në disa zona, kurdët janë përpjekur të ruajnë identitetin e tyre, dhe të vazhdojnë të përballen me politikat diskriminuese dhe persekutuese. Për shembull, në Turqi, ata etiketohen shpesh si “turqit e maleve”. Atyre u ndalohet të mbajnë veshjet e tyre tradicionale, të flasin gjuhën e tyre, apo t’u vënë fëmijëve emra kurdë.

Kurdët janë pakica më e madhe etnike në Turqi, dhe përbëjnë gati 20 për qind të popullsisë.

Kurdistani përbëhet sot nga 5 rajone të ndryshme:Turqia juglindore, Siria verilindore, Iraku verior, Irani veriperëndimor dhe Armenia jugperëndimore. Në fillim të shekullit XX-të, kurdët nisën të punojnë me ngulm për krijimin e atdheut të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)