26 Prill 2024

RrGK organizon Kuvendin Vjetor të 16-të të Anëtareve

Prishtinë, 15 dhjetor - Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do te mbledhë sot të gjitha organizatat anëtare, përkrahësit individual, partnerët, miqtë, kolegët dhe përfaqësuesit e mediave të na bashkangjiten në Kuvendin e 16-të Vjetor të Anëtareve.

RrGK organizon Kuvendin Vjetor të Anëtareve që nga viti 2003, si pjesë e përgjegjësisë së anëtareve të stafit për të raportuar tek Kuvendi i Anëtareve të RrGK çdo vit.

Në përputhshmëri me Statutin e RrGK-së, Kuvendi i Anëtareve është organi më i lartë qeverisës, që mbikqyrë dhe vlerëson punën e RrGK-së.

RrGK ka punuar në arritjen e vizionit të saj për një Kosovë ku gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta në arsimim, punësim, pjesëmarrje në politikë, shëndetësi, dhe bëjnë një jetë pa dhunë.

Vizionin e saj, RrGK e arrin përmes misionit të saj që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia.

RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.

Thënë këtë, RrGK është angazhuar dhe ka punuar drejt zbatimit të Strategjisë 2015-2018, duke u fokusuar në aktivitetet gjatë vitit 2018, në 5 fusha: 1. Ngritja e kapaciteteve të RrGK-së; 2. Gratë në Politikë dhe Vendimmarrje; 3. Shëndeti i Grave dhe Vajzave; 4.

Programi kundër Dhunës me Baza Gjinore; dhe 5. Fuqizimi Ekonomik i Grave. Deri në fund të nëntorit, RrGK ka zbatuar më shumë se 84% të Strategjisë së saj trivjçare. Gjatë këtij Kuvendi, stafi i RrGK do të raportojë për progresin dhe arritjet kryseore gjatë vitit 2018.

Tutje, RrGK do ta shfrytëzojë këtë Kuvend të 16-të edhe për të festuar, reflektuar dhe për të ju falenderuar për angazhimin dhe kontributin e përbashkët drejt avancimit të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore në Kosovë dhe jashtë saj.

Gjithashtu RrGK do të ndajë për herë të parë çmimin vjetor Sevdije Ahmeti, i themeluar për nder dhe në kujtim të aktivistes feministe dhe humanistes Sevdije Ahmeti.

Kuvendi i Anëtareve të RrGK-së përbëhet nga 141 organizata të shoqërisë civile të udhëhequra nga gratë dhe që kanë për qëllim arritjen e barazisë gjinore në Kosovë.

Kuvendi i 16-të i Anëtareve mbështetet nga Fondacioni Kvinna till Kvinna dhe Agjencioni Austriak për Zhillim (ADA). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)