20 Shkurt 2020

Rregullorja për emërimit e Kryeprokurorit është kundërkushtetuese

Prishtinë, 21 gusht - Drejtësia Sot - Platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike ka reaguar ndaj miratimit të Rregullorës së Këshillit Prokurorial të Kosovës për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, për shkak që ajo është nxjerrur në shkelje flagrante të parimeve fundamentale kushtetutese.

Rrjedhimisht, GLPS i kërkon KPK-së që të anuloj Rregulloren në fjalë, dhe ta sjell atë në përputhje me standardet fundamentale kushtetuese.

Më saktësisht, mënyra e zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve – siç është përcaktuar në këtë Rregullore të sapo-miratuar – lë hapësirë të gjerë abuzimi me kandidaturat, dhe nuk respekton parimin e barazisë para ligjit, sigurisë juridike, meritës së përzgjedhjes dhe kompetencës ekskluzive të KPK-së për të konsideruar dhe refuzuar çdo kandidat që konkurron për një pozitë të tillë në mënyrë shtjerruese.

"Ne vlerësojmë që me formulën aktuale të Rregullorës, Paneli Vlerësues okupon kompetenca që në mënyrë origjinale, sipas kushtetutës dhe ligjit për KPK-në, i përkasin vetëm KPK-së."

"Një formë e tillë e vendimmarrjes ka qenë e shpallur si kundërkushtetuese qartazi në rastin ‘Daka’ (KI34/17), të shpallur nga Gjykata Kushtetuese, sa i përket standardeve kushtetuese që lidhen me emërimet e zyrtarëve të lartë në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës", pohon GLPS.

Për më tepër, siç e ka potencuar GLPS në mënyrë të vazhdueshme pranë KPK-së, një formë e tillë e hartimit të një Rregulloreje që përcakton formulën e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive në Republikën e Kosovës, duhej të ishte hapur për konsultim të gjerë publik, e jo të rezultonte me një dispozitë që nuk ngjason as afërsisht me versionin e nxjerrur në konsultim publik javë më parë.

Futja e disa elementëve të tillë siç është përqindja (3%) si kriter për eliminimin e kandidatëve prej votimit në Këshill është tërësisht absurde, e paparë në praktikat në ndonjë vend tjetër demokratik, dhe tërësisht e drejtuar që mundësia e eliminimit të dikujt të bëhet e mundshme falë një teknike numerike të ngushtë (‘3%’-shi).

3%-shi është instrument i drejtpërdrejtë që mund të shfrytëzohet nga një minorancë anëtarësh të KPK-së (pesë anëtarë) për ta paracaktuar fituesin në procesin përzgjedhës.

Një gjë e tillë është tërësisht kundër vlerave esenciale të një sistemi të pavarur, paanshëm dhe meritokratik të drejtësisë.

Në anën tjetër, klauzola e konfliktit të interesit e mbetur në Rregullore është larg kërkesës sonë minimale, përkatësisht dështon që të përfshijë gamën e gjerë të situatave të papërshtatshme që i parashikon Ligj për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Të tilla situata siç janë në rastet e ‘personave të besueshëm’, ‘situatës së cenimit të paanshmërisë dhe objektivitetit të vendimmarrjes’, apo ‘ndikimit jo-të-drejtpërdrejtë’, dhe shumë situata të tjera, janë përjashtuar nga përmendja në Rregullore.

"Rikujtojmë që konflikti i interesit dhe situatat e papajtueshmërisë nuk mund të reduktohen vetëm në ‘marrëdhënie familjare apo financiare’, apo në situatën e ‘vetëvlerësimit’ të konfliktit të interesit nga një anëtar i KPK-së, siç ka mbetur në versionin e miratuar të Rregullores", thekson GLPS.

Prandaj, GLPS i kërkon KPK-së që të anulon Rregulloren në fjalë dhe ta sjell atë në përputhje me standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese në rastin ‘Daka’. Në rast që KPK nuk ndërmerr një hap të tillë, GLPS i kërkon Avokatit të Popullit që të dërgoj Rregulloren për rishikim kushtetues pranë Gjykatës Kushtetuese, për shkak që ajo shkel parimin e barazisë para ligjit, meritës, dhe sigurisë juridike, në të njëjtën përmasë sikur në rastin ‘Daka’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2020 - Administrata Tatimore e Kosovë do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të  Prishtinës ku prezent do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova do ta pres në takim ambasadorin bullgar në Kosovë. (Zyra e Kretarit Haziri, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban diskutimi publik lidhur me Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe Planin Lokal për Veprim në Mjedis. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00) 

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit te donacionit për qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog nga Ambasada e Bullgarisë. (Qerdhja “Gëzimi Ynë” në Istog, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e promvimit të librit" Obstetrika",  të Prof. dr. Shefqet Lulaj. (Bibloteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. (Objekti I Ministrisë, ora 13:00)

- Promovohet revista “Intro”, që është produkt i punës së studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë, në kuadër të lëndës "Menaxhim i medias". (Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

- Komuna e Mitrovicës mban debat publik lidhur me rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës të Mitrovicës, ora 14:00)