18 Shtator 2020

Roli i Gjermanisë për perspektivën evropiane dhe ekonomike të Kosovës është krucial

Prishtinë, 5 gusht - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë të akredituar në Kosovë, Jörn Rohde, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në mandatin dhe detyrën e re.

Në këtë takim u vlerësuan lart raportet bilaterale në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe ndihma që shteti gjerman ka dhënë për Kosovën në procesin e lirisë dhe shtetndërtimit.

U vlerësua nevoja e vazhdimit dhe rritjes së bashkëpunimit institucional, në nivelin, politik, ekonomik dhe diplomatik, si dhe shkëmbimi i përvojave në disa prej fushave specifike, siç është diplomacia parlamentare në mes të dy vendeve.

Në lidhje me aktualitetin politik, u diskutua angazhimi i institucioneve të vendit dhe përballja me gjendjen e rënduar nga pandemia, si dhe nevoja imediate që institucionet të kenë top prioritet adresimin e çështjeve që ndërlidhen me pandeminë dhe gjendjen e rënduar ekonomike.

Në raport me temën e dialogut, kryetarja e Kuvendit theksoi se roli i Kuvendit në procesin e dialogut është krucial, në raport me rritjen e transparencës dhe përmbylljes eventuale të një procesi të tillë.

U diskutua edhe avancimi i rolit të gruas në proceset politike dhe shoqërore në vend. ​




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2020

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të bëjnë përurimin e shtimit të katit të dytë dhe renovimit të katit të parë të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur. (Fshati Zhur, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ketë nje vizitë një grupi të të rinjve të Kosoves, nga etni të ndryshme. (Kabineti i Ministres MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në mbledhjen komemorative për gazetarin Sulejman Gashi. (Salla “ 1 Tetori ”, ora 13:30)

- Banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës protestojnë pas vendimit për mbylljen e disa shkollave në këtë qytet. (Para objektit të Komunës së Kamenicës, ora 14:00)