25 Prill 2024

Riza Smaka deputeti më aktiv gjatë periudhës korrik - tetor

Prishtinë, 26 nëntor - Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar fletënotimin e gjashtë dhe të fundit për legjislaturën e tretë të Kuvendit të Kosovës për periudhën korrik - tetor  2010.

Në këtë fletënotim janë të përfshira të gjitha segmentet të cilat e komplementojnë punën e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga vlerësimi mbi punën individuale për secilin deputetë, mbarëvajtjen e seancave plenare, komisioneve parlamentare, realizimin e planit të punës, kontrollin parlamentar të qeverisë dhe interpelancave parlamentare.

Kreshnik Basha, menaxher programi ka thënë në konferencën për media se ky fletënotim për shkak të ndërprerjes së parakohshme të mandatit të Kuvendit, ka të përfshira të dhënat për muajt korrik-tetor dhe dy seancat plenare të zhvilluara më 2 nëntor 2010.

Sipas Bashës, Kuvendi i Kosovës edhe këtë vit ka hartuar Planin e vet të Punës duke u bazuar kryesisht në Strategjinë Legjislative të Qeverisë për vitin 2010, planet e komisioneve parlamentare dhe Planin e Veprimit të Kuvendit për Integrime Evropiane të vitit 2010.

“Realizimi i Planit të Punës së Kuvendit edhe për këtë vit është i një niveli nën mesatar dhe nuk arrin t’i realizoj objektivat e përcaktuara në fillim të vitit. Për shkak se ky plan është i bazuar në masën më të madhe në Strategjinë Legjislative të Qeverisë, edhe faji për mos përmbushjen e tij bie në adresën e ekzekutivit të vendit”, ka thënë ai.


Në planin e tij të punës sipas Bashës, Kuvendi kishte paraparë miratimin e 146 projektligjeve si dhe 23 të tjera të bartura nga vitet e kaluara që ne total kapin shifrën e 169 Projektligje. “Nga këto Kuvendi ka miratuar 71 në të dy leximet apo 42% prej tyre, ndërsa leximin e parë e kanë kaluar 18 projektligje, ndërkaq nuk janë trajtuar fare në Kuvend 80 projektligje apo 47 % e Planit në tërësi”, ka thënë Basha, ndërkohë ka përmendur edhe elementet e tjera të përmbajtjes së fletënotimit, si pyetjet parlamentare, punën e komisioneve, dëgjimet publike, interpelancat etj.

Në konferencë janë paraqitur edhe statistikat e punës së Kuvendit.

Deputetët më aktiv gjatë periudhës korrik - tetor:
Riza Smaka 7.4%
Driton Tali 5.1%
Gjylnaze Syla 4.6%
Bahri Hyseni 4.6%
Naim Rrustemi 3.9%
Ibrahim Makolli 2.9%
Fatmir Rexhepi 2.4%
Gani Koci 2.3%
Emrush Xhemajli 2.2%
Ismajl Kurteshi 2.0%
 

Deputetët me pasiv gjatë kësaj periudhe parlamentare
Behxhet Pacolli -0.4%
Petar Miletic -0.4%
Fatmir Limaj -0.3%
Lutfi Haziri -0.3%
Skender Hyseni -0.3%
Mihailo Stiepanovic -0.2%
Adem Grabovci -0.2%
Slavisa Petkovic -0.2%
Vlora Citaku -0.2%
Bujar Bukoshi -0.1%

Të dhënat e plota statistikore mund t’i gjeni në fletënotimin e bashkangjitur.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)