18 Prill 2024

Riinvest prezanton raportin për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin perëndimor

Prishtinë, 16 dhjetor - Instituti Riinvest organizon tryezen e diskutimit 'Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor' i cili adreson për herë të parë inciativat e ndryshme të bashkepunimit rajonal si Procesi i Berlinit, Hapësira e Përbashkët Ekonomike, Mini Shengeni, Tregu i Përbashket, Hapësira Ekonomike Europiane.

Prishtinë, 16 dhjetor - Instituti Riinvest me mbështetjen Fondacionit te Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) organizon tryezen e diskutimit 'Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor'.

Ky raport ka për qëllim që të inicioj një debat domethënës lidhur me iniciativat e ndryshme të bashkëpunimit rajonal si ‘Procesi i Berlinit’, ‘Hapësira e Përbashkët Ekonomike’, ‘Mini Shengeni’, ‘Tregu i Përbashkët’, ‘Hapësira Ekonomike Evropiane’ , e të ngjashme për të definuar më qartë pozitën e Kosovës në këto iniciativa si dhe për të analizuar interesat politike dhe ekonomike.  

Riinvest synon  qe  përmes  një  studimi  të  tillë  si  dhe  platformave  përmes  së  cilave  do  të  lansohet,  të nxisim një  debat  cilësor dhe  të  angazhuar  midis  aktorëve relevantë  lidhur  me  këto  çështje.

Si përfundim, ky studim ka për qëllim të paraqesë sfidat dhe mundësitë reale të funksionimit të këtyre  opsioneve  mbi  bashkëpunimin  rajonal  në  Ballkanin Perendimor,  të  hedhura  në  publik  së  fundmi,  përmes zbërthimit të secilit nga to.

Theks i veçantë do jetë aspekti ekonomik. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme  për  rajonin  tone  në  kushtet  kur  zgjerimi  i  BE-së  po  bëhet  gjithnjë  e  më  i  paqartë.

Paqartësia shtohet edhe më tej duke ditur implikimet e mëdha negative ekonomike që BE pritet të ketë pas krizës globale shëndetësore dhe ekonomike qëdo shkaktojë pandemia COVID-19

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)