28 Mars 2024

Rifat Berisha nderohet me Urdhrin “Hero i Kosovës”

Prishtinë, 5 maj -  Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që, me rastin e njëqindvjetorit të lindjes dhe të 61-vjetorit të rënies, Rifat Berishës t’i jepet Urdhri “Hero i Kosovës”, për kontribut të veçantë dhënë për lirinë e Kosovës.
 
Ky Urdhër u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
 
Vendimi i Presidentit merret në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28 si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre, Neni 3, 19 dhe 34. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)