24 Prill 2024

Ridizajnohet marrëveshja midis partnerëve PDK - AKR

Prishtinë, 27 prill - Partia Demokratike e Kosovës  dhe Koalicioni për Kosove të Re gjatë një takimi në mes të Hashim Thaçi, Kryetar i PDK-së dhe Bexhet Pacolli, kanë fuqizuar dhe ridizajnuar Marrëveshjen për Partneritetit Qeverisës.

Të dyja palët kanë harmonizuar pikat e përbashkëta programore për mandatin qeverisës dhe kanë përcaktuar përgjegjësitë e secilit subjekt si dhe anëtar të qeverisë.

Gjatë takimit është arritur pajtueshmëri që të themelohet Ministria për Diasporë, e cila do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i KKR –së dhe që brenda një afati të nevojshëm kohor  KKR do të drejtojë edhe një ministri.

Partnerët e koalicionit janë pajtuar që të bashkëpunojnë në implementimin e programit qeveritar dhe politikave të përbashkëta programore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)