24 Prill 2024

RIDEA prezanton studimin rreth fazës finale të dialogut Kosovë - Serbi

Prishtinë, 16 tetor - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë - Serbi.

Në këtë studim do të prezantohet Çështja e  Fondit  të  Sigurimit  Pensional  dhe Invalidor të Kosovës në kontekstin e ‘finales së madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe raportet bilaterale Kosovë-Serbi në sektorin e energjisë në kontekstin e marrëveshjes eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Përveç tjerash, në konferencë do të shpalosen disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga studimet në fjalë.

Këto studime trajtojnë tema specifike që mund të jenë pjesë e marrëveshjes finale eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Punimet hulumtuese ofrojnë këshilla dhe sugjerime konkrete për institucionet e Kosovës se cili duhet të jetë pozicioni specifik i Kosovës në secilën prej çështjeve të lartëpërmendura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)