29 Tetor 2020

Ri-themelohet Këshilli SDG në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 25 shtator - Duke shënuar rivendosjen e Këshillit SDG në Kuvendin e Kosovës, Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të KB në Bashkëpunim me Kryesinë e Kuvendit organizojnë ri-themelimin e Këshillit SDG në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës, nën drejtimin e Kryetarit të Dhomës, është zotuar të rifillojë krijimin e Këshillit SDG në një ceremoni e cila do të theksojë rëndësinë që të gjitha vendet i japin Axhendës 2030, dhe që përkundër vështërësive nga COVID- 19, ne nuk duhet të harrojmë nga synimet e zhvillimit të qëndrueshëm.  

 Projeksioni i logove dhe ikonave të OZhQ-ve do të bëhet në ndërtesën e qeverisë dhe në ndërtesën e Kuvendit.

Të pranishën në ngjarje dë të jenë: znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit t Kosovës; Albena Reshitaj, deputete; znj. Ulrika Richardson, Koordinatore   Zhvillimore e agjencive të OKB-së; znj. Pia Stjernvall, Ambasadore e  Finlandës; Ratislav Kostilnik, Shefi i Zyrës Ndërlidhëse Sllovake; znj. Karin Hernmarck, Ambasadore e   Suedisë; znj. Danijela Barišić, Ambasadore Kroate; z. OGASAWARA Mitsunori  i ngarkuari me detyrë të Ambasadorit të Japonisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Tetor 2020 - Open Data Kosovo në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë lanson projektin “Iniciativa për Qeverisje të Hapur dhe të Mirë”, të financuar nga programi MATRA 2020 në kuadër të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Ferizajt ku do te takohet me Kryetarin e Komunës, Agim Aliu. (Zyra e Kryetarit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, në Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 188-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet video konferencës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00) .

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të pres në takim ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-37​, ora ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë punimet në ndërtimin e Pallatit të Kulturës. (Afër Qendrës së Inovacionit në Ferizaj, rruga "Brahim Ademi", ora 10:40)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pruron fushat e tenisit. (Afër Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski mbajnë konferencë për medie. (Salla e konferencave në Qeveri të Kosovës, ora 11:15)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Komunën e Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 13:00)