16 Prill 2024

Rezultatet preliminare në Gjilan, PDK fiton 58 për qind

Gjilan, 14 mars - Rezultatet preliminare të cilat i ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmë pas mesnatës, thonë se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka fituar zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunës së Gjilanit, të cilat u mbajtën dje.

Kryetarja e KQZ, Nesrin Lushta ka thënë se Qemajl Mustafa ka fituar me 58 për qind të votave kundrejt kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi.

"Sipas shënimeve, të cilat i kemi marrë nga Komisioni komunal i zgjedhjeve në Gjilan, rezultati është si vijon: Partia Demokratike e Kosovës, kandidati Qemajl Mustafa, ka fituar 20 mijë e 71 vota, 58 për qind të votave; Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati Fatmir Rexhepi, ka fituar 14 mijë e 506 vota, 42 për qind të votave", ka thënë zonja Lushta.

 

Edhe koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka paraqitur rezultatet preliminare nga rivotimi në Gjilan, ku nga 34.889 vota, 34.158 ishin të vlefshme, 323 me kusht dhe 408 të pavlefshme.

Kandidati i Partisë  Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa ka fituar 58.0 %, ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi 41.9 %.  

 Edhe “Demokracia në Veprim”, ka paraqitur po ashtu raportin përmbldhës të ditës lidhur me procesin zgjedhor në Gjilan, ku janë shënuar disa parregullsi. Votimet familjar kanë qenë rastet më të shpeshta në shumë vendvotime. Vetëm në shkollën Selami Hallaqi janë raportuar 45 raste. Votim familjar ka pasur edhe në Cernicë, Perlepnicë, Livoc të poshtëm, në shkollën Musa Zajmi 12 raste, Abaz Ajeti, etj.

Votime të hapura janë raportuar në Cernicë, Musa Zajmi 4-5 raste, si dhe në shkollën Abaza Ajeti. Në këtë shkollë janë paraqitur edhe raste të fotografimit të votave.

Një element tjetër që është raportuar, janë edhe parregullsitë me vota me kusht. Në shkollën Thimi Mitko, mosha të reja me të drejtë vote nuk janë në listat e votuesve, por pas ankesave në KVV nga ky grup i të rinjve dhe ju ka lejuar të votojnë me kusht.

Persona te pautorizuar janë vërejtur në Doberqan, Selami Hallaq, etj. Në Përlepnicë ka nderhyrë policia, duke i ka largu personat e pautorizuar, kryesisht nga komunat tjera, si Kamenicë etj.

Gjithashtu janë raportuar edhe disa incidente, si fjalosje mes komisionërve dhe vëzhguesve të partive politike ( 2 Selami Hallaq ). Po ashtu ka pasur edhe presion ndaj votuesve nga personat e pautorizuar, si në shkollën Musa Zajmi.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)