20 Prill 2024

Rexhepi kërkoi nga Gjermania përkrahje për liberalizmin e vizave

Prishtinë, 4 maj - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti në Kabinetin e tij, Sekretarin e shtetit të Ministrisë se Punëve të Brendshme të Republikës Federale të Gjermanisë, Ole Schroeder.

Gjatë takimit, ministri Rexhepi shpalosi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat dalin nga Programi qeveritar dhe agjenda evropiane, me theks të veçantë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe liberalizimin e vizave me BE-në.

Në këtë takim u trajtuan edhe tema të përbashkëta të të dyja vendeve, me fokus të veçantë në luftimin e migrimit ilegal dhe azilit. Gjithashtu u bisedua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të të dyja vendeve për luftimin e përbashkët kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe dukurive tjera negative.

Po ashtu, ministri Rexhepi kërkoi përkrahje të palës gjermane në procesin e liberalizmit të vizave dhe integrimit evropian.

Ndërsa Sekretari gjerman, Ole Schroeder premtoi se Gjermania edhe më tutje do të vazhdojë të të përkrahë Qeverinë e Republikës së Kosovës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)