29 Mars 2024

"Retorika linçuese e Qeverisë, kërcënim për demokracinë"

Prishtinë, 2 prill - Organizatat joqeveritare në Kosovë, nëpërmjet kësaj deklarate, shprehin shqetësimin e tyre për retorikën kërcënuese dhe linçuese të zyrtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të drejtuara ndaj përfaqësuesve të shoqërisë civile.

"Organizatat e shoqërisë civile në Kosovës kanë dëshmuar vetën për rolin konstruktiv në proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon vendi. Demokracia dhe liria e shprehjes janë ideale të cilat qëndrojnë përtej interesave të ngushta, partiake e politike, dhe si të tilla nuk mund të komprometohen."

Retorika e zyrtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj aktiviteteve të shoqërisë civile ka shkuar aq larg sa që ka marrë formën e thirrjeve publike për linçim. Në një rast të tillë, në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi, i klasifikoi si antishtetërore disa deklarata të përfaqësuesve të shoqërisë civile. Krasniqi i krahasoi deklaratat e tyre me shprehjet e përdorura në aktpaditë për krime lufte kundër Sllobodan Millosheviqit e Vojisllav Sheshelit.

Si përfaqësues të organizatave të lartshënuara, vlerësojmë se këto deklarime publike të zëdhënësit Krasniqi përbëjnë një thirrje të hapur për linçim dhe si të tilla duhet të dënohen fuqishëm. I bëjmë thirrje Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, që të distancohet ndaj kësaj retorike dhe të promovojë dialog me shoqërinë civile.

Po ashtu i bëjmë thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës, që si garantues i funksionimit të institucioneve demokratike, të sigurojë të gjithë qytetarët e Kosovës se autoritetet publike do të respektojnë Lirinë e Shprehjes dhe të Associmit, liri kjo e garantuar me aktin më të lartë ligjor në vend, me Kushtetutën e Republikës.

Organizatat e nënshkruara në këtë deklaratë shprehin edhe njëherë vullnetin dhe gatishmërinë që të ofrojnë kontributin e tyre në proceset vendimmarrëse në Kosovë dhe që të jenë proaktive në demokratizimin e vendit.


Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN Kosova, Internews Kosova, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, Lëvizja FOL, Klubi për Politikë të Jashtme, Rrjeti i Grave të Kosovës, Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave-KIPRED, Instituti Ballkanik i Politikave-IPOL, Forumi për Iniciativa Qytetare - FIQ, Instituti për Studime të Avancuara – GAP, Iniciativa për Progres – INPO, Syri i Vizionit – SiV,  Zhvillimi i Komuniteteve Mitrovice – CBM, Qendra për Politika dhe Avokim – QPA, Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR Kosovë, Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar - KCIC    


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)