29 Mars 2024

Republika e Kosovës i ofron Japonisë ndihmën e FSK-së

Prishtinë, 12 mars - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj me anë të një letre i ka ofruar homologut të tij Japonez, Takeaki Matsumoto ndihmën e shtetit dhe popullit të Kosovës në menaxhimin e katastrofës natyrore.

Pas konsultimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe ministrin e Forcës së Sigurisë, ministri Hoxhaj në këtë letër shtetit Japonezë i ka ofruar ndihmën e një kontingjenti të FSK-së,  të specializuar në menaxhimin e katastrofave natyrore.

“Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës kemi diskutuar lidhur me ngjarjet dramatike në Japoni. Republika e Kosovës është e gatshme të ndihmojë Japoninë në çdo mënyrë. Prandaj ne ju ofrojmë dërgimin e Trupave të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Japoni. Trupat e FSK-së janë shumë mirë të stërvitura në menaxhimin e katastrofave natyrore dhe janë të gatshëm që krah për krah me forcat tuaja të ndihmojnë popullin e Japonisë”.

Në këtë letër, Ministri Hoxhaj potencon rolin që ka pas Japonia në rindërtimin e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik, përmes projekteve të ndryshme.

“Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës çmon mbështetjen e madhe të Japonisë, sidomos në njohjen e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në këtë letër.

Ministri Hoxhaj po ashtu në një bisedë telefonike me ambasadorin e Japonisë në Vjenë, Shigeo Iwatani i ka shpreh mbështetjen e shtetit të Republikës së Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka informuar Ambasadorin, Shigeo Iwatani  lidhur me iniciativën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të dërguar trupa të specializuara të FKS-së në Japoni, në tejkalimin e katastrofës natyrore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)