02 Qershor 2020

Reka: E ardhmja e Kosovës është pjesë e civilizimit perëndimor

Prishtinë, 20 maj - Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, mbrëmë morri pjesë në debatin e Columbia University: “The Future of Kosovo”, organizuar nga ISHR dhe SESC.

Në këtë debat online të udhëhequr nga Prof. Dr. David Phillips, nga Universiteti Kolumbia të New Yorkut, fjalën e hapjes e paraqiti Prof. Dr. Daniel Serwer, nga Johns Hopkins University, ndërkaq pos Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe ish Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, në debat morrën pjesë edhe Arta Dade, ish Ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Fatmir Mediu, ish Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, Sonja Biserko, nga Komiteti i Helsinkit të Serbisë dhe Miodrag Vlahoviq, Ambasador i Malit të Zi në Selinë e Shenjtë.

Fillimisht, Ministri në detyrë Reka, përgëzoi Guvernatorin e New Yorkut Andrew Cuomo, për menaxhimin me Covid 19, duke përcjellë mbështetjen e popullit të Kosovës për qytetarët e Nju Jorkut dhe të SHBA në këto ditë të vështira të pandemisë.

Në lidhje me të ardhmen e Kosovës, Ministri në detyrë Reka tha se e ardhmja e Kosovës nuk mund të jetë tjetër pos si pjesë e familjes Euro- Atlantike të demokracive liberale.

Kosova si edhe SHBA-të, lindën në luftën çlirimtare kundër tiranisë koloniale, ndërkaq në paqe ndërtojnë demokracinë liberale. Kosova një shekull ishte nën regjimin kolonial serb, nga aneksimi, në fillim e deri te aparteidi në fund të shekullit të kaluar.

Andaj lufta çlirimtare ishte e vetmja zgjidhje për të hequr qafe pushtuesin e huaj, ndërkaq pas lufte qe mbështetur nga aleanca më e fuqishme perëndimore.

Pavarësia e Kosovës, tha Ministri Reka, ishte edhe legjitime (vullneti plebishitar i popullit për çlirim nga pushtuesi i huaj) dhe legale, (bazuar në të drejtën ndërkombëtare siç e thekoi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në mendimin e saj të v.2010).

E ardhmja e Kosovës, theksoi Ministri Reka, është si pjesë e civilizimit perëndimor, si një Republikë e bazuar në sundimin e ligjit, një shtet me kufijtë e mbrojtur me kushtetutë dhe një qeveri me qeverisje të mirë.

Rreth çështjes së diskutuar në këtë debat për dialogun Kosovë-Serbi, Ministri Reka tha se ai nuk mund të jetë më, sikur që ishte, pra jo më negociata asimetrike, por vetëm negociata të dy shteteve të barabarta, që duhet të përfundojnë me njohje reciproke ndër-shtetërore – pa ndryshime territoriale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)