26 Prill 2024

Regjimi i vizave pengesë për ekonominë dhe inovacionin në Kosovë

Prishtinë, 12 tetor - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim zyrtar komisioneren e Bashkimit Evropian për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në këtë takim zëvendëskryeministri Hoxhaj, ka falënderuar komisioneren Gabriel për vizitën dhe mbështetjen e saj dhënë Kosovës ndër vite. Hoxhaj theksoi se Kosova ka potencial të madh për inovacion, duke filluar nga popullsia e re në moshë, interesimi i shoqërisë civile, e deri tek investimet e Qeverisë së Kosovës në këtë fushë.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se është shumë i rëndësishëm lansimi i agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor nga ana e Komisionit Evropian, e në veçanti foli për rëndësinë e uljes së tarifave të roamingut për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se Qeveria e Kosovës është mëse e interesuar të investojë edhe më shumë në nxitjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet inovacionit, mirëpo theksoi se regjimi i vizave për Kosovën ka kufizuar mundësitë e të rinjve kosovarë dhe ndërmarrësve që të kenë qasje në të rejat më të fundit në mënyrë të barabartë me qytetarët e tjerë të gjithë Evropës.

“Prandaj, inovacioni më i madh që mund t’i sjellë BE-ja Kosovës tani", është liberalizimi i vizave. Ne mund të jemi vend i vogël për nga territori, vend i vogël për nga popullsia, dhe në kuptimin e ekonomisë sonë e cila është në zhvillim e sipër, mirëpo ajo se çfarë ka parë dje komisionerja Gabriel, në vizitat e saj, tregon më së miri potencialin që vendi ynë ka”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj në konferencën për shtyp pas takimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)