21 Shtator 2019

Reciprociteti ndaj Serbisë, politikë shumë më e drejtë se tarifa

Prishtinë, 17 gusht - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se reciprociteti ndaj Serbisë do të ishte politikë shumë më e qëlluar dhe më e drejtë se sa tarifa 100 për qind, pasi që sipas tij e njëjta do të mirëkuptohej edhe nga faktorët ndërkombëtar.

"Ne prej fillimit kemi pasur politikën tonë të qartë, reciprocitet me Serbinë dhe kur është vendosur taksa 100 për qind ne e kemi përmendur edhe atëherë reciprocitetin si politikë shumë më të qëlluar e më të drejtë se sa tarifa 100 për qind."

"Po them kështu sepse kur thua një mall serb nuk duhet të kushtoj pesë euro por duhet të kushtoj dhjetë euro, po ja vendos vetës njëfarë çmimi dhe kjo nuk i lë shije të mirë integritetit dhe dinjitetit, më mirë është reciprociteti i plotë por kemi shprehur edhe qëndrimin tonë se kur Serbia ka dy herë në javë (Aleksandër) Vuçiç, (Ana) Brnabiç, (Ivica) Daçiç, (Aleksandër) Vulin e kërkojnë heqjen e tarifës 100 për qind është e pamundur që të bëhet një gjë e tillë."

"Pra, edhe zyrtarët ndërkombëtarë fatkeqësisht ngjanin te populli i Kosovës si zëdhënës të kërkesave të Beogradit. Ne jemi për reciprocitet të plotë dhe për shkak se (Aleksandër) Vuçiç e ka kërkuar heqjen e kësaj tarife dhe kemi deklaruar se nuk do të jemi për ta hequr atë. Por, me qeverisjen e Vetëvendosjes ne do të rikthehemi tek politika e duhur e kriterit të reciprocitetit në marrëdhëniet e shëndosha bilaterale", ka deklaruar Kurti.

Kurti ka deklaruar se Këshilli i partisë do të vendosë për kandidimin e tij si kryeministër ndërsa bën thirrje për krijimin e një koalicioni parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e që sipas tij do të ishte koalicion fitues i zgjedhjeve.​

"Sa i përket lëvizjes Vetëvendosje kandidimin per kryeministër e vendos Këshilli i Përgjithshëm, shumë shpejt do të mund ta bëj këtë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ketë le të themi diskutimet e brendshme për këto çështje, por ne jemi dakorduar që njëherë të kemi një lloj harmonizimi programor i cili i paraprinë çfarëdo përgjegjësie me emra të veçantë."

"Nëse duam ta luftojnë krimin dhe korrupsionin, nëse duam që të marr fund kapja e shtetit atëherë unë besoj që shumë gjëra do të jenë më të kollajshme për t’i zgjidhur dhe dakorduar", ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se ka një konsensus tashmë shoqëror se ajo çfarë duhet të ndodh pas këtyre zgjedhjeve është një lloj pauze e Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë.

Kjo sipas tij është në të mirën e Kosovës dhe në të mirën e tyre, ka prej tyre që nuk mund ta kuptojnë këtë gjë por unë besoj që edhe strukturave partiake të PDK-së i leverdisë që ta kalojnë një mandate së paku në opozitë, që shteti të bëhet më mirë por edhe partia e tyre të filloj të ri ekzistoj.

"Po them të ri ekzistoj për shkak se PDK-ja realisht sot nuk është parti, Partia Demokratike e Kosovës e ka kapur shtetin dhe e humbur vetveten, për ta rikthyer vetën duhet të dal jashtë shtetit e këtë e mundëson mirë e shpejt askush tjetër sikurse koalicioni parazgjedhor LDK-Vetëvendosje", konsideron Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shtator 2019 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti merr pjesë në manifestimin tradicional Kulturor e Shkencor "Ditet e Dom Mikelit", Stubëll të Epërme të Vitisë. (Subëll e Epërme, ora 9:00)

- Fillon Dita e Pastrimit të Botës në Kosovë ku do të marrin pjesë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, Forca e Sigurisë së Kosovës, Kompania “Pastrimi”, përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, figura të rëndësishme diplomatike, studentë e vullnetarë të shumtë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”’ në Prishtinë, ora 10:00)

- Me rastin e përvjetorit të Ahmet Krasniqit, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi. (Velani, ora 10:00)

- Vazhdon kampionati ekipor në pingpong. (Shkolla Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Krimet e Rënda në Kosovë, ligji VS praktika: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve në rastet e trajtuara në Departamentet e Krimeve të Rënda të Gjykatave Themelore në Republikën e Kosovës, analizë e veçantë e trajtimit të rasteve të veprave penale të terrorizmit”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë" organizon aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Orllan, ora 11:00)

- Aksionet e pastrimit mbahet në komunën e Podujevës. (Podujevë, ora 11:00)

- Mbahet një aksion me moton “Dita e pastrimit të Botës 2019” në Mitrovicë. (Para objektit të komunës së Mitrovicës, ora 11:00)

- OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë" organizon aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Orllan, ora 11:15)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani shpalosë programin e LDK-së për zhvillimin ekonomik, në Konventën për zhvillim dhe punësim. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti zhvillon një vizitë në Gjilan. (Gjilan, ora 12:00)

- Aksionet e pastrimit mbahet në Komunën e Prizrenit. (Prizren, ora 14:00)

- Promovohet libri monografik “Nexhmije Pagarusha” i cili është një rrëfim origjinal dhe personal i një udhëtimi të mrekullueshëm nëpër jetën dhe krijimtarinë e këngëtares tonë të famshme, bilbilit të këngës shqipe në Kosovë, znj. Nexhmije Pagarusha. (Hotel Swiss Diamond, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Petrovë të Shtimës. (Fshati Petrovë, ora 19:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Hajvali të Prishtinës. (Restaurant "Ora", Hajvali, ora 21:00)