07 Dhjetor 2021

REC përgëzon partitë politike në Mitrovicë për fushatën korrekte dhe demokratike

Mitrovicë, 17 tetor - Organizata jo Qeveritare Reconciliation  Empowering  Communities (REC)  duke  qene  pjesë  aktive  e  procesit  zgjedhor  lokal ka përgëzuar partitë politike në qytetin e Mitrovicë për fushatën korrekte dhe demokratike.

"Jemi të lumtur që  përgjatë  këtyre  javëve,  kemi  kontribuar  në  avancimin  e  demokracisë  elektorale,  duke  kërkuar shkëmbim  idesh,  programesh  dhe  projektesh,  dhe  duke  mundësuar  zotimin  mbi  premtimet  nga kandidatët për kryetarë të komunës", thekson REC.
 
OJQ REC bënë thirrje gjithashtu, të gjithë votuesve mitrovicas, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të përcaktuar pushtetin për katër vitet e ardhshme, si mundësi dhe e drejtë demokratike e secilit qytetarë.
 
Demokracia e plotë elektorale arrihet vetëm kur secili nga ne luan rolin e tij, dhe kur politikanët garojnë fer  dhe  e  drejta  e  votimit  shfrytëzohet;  organizatat  politike  dhe  shoqëria  civile  mund  të  veprojnë lirshëm; zgjedhjet janë të pastra dhe nuk dëmtohen nga mashtrimet dhe parregullsitë sistematike; dhe rezultati zgjedhor përcakton pushtetin politik.
 
Për më tepër, demokracia elektorale kërkon liri thelbësore të shprehjes dhe një media të pavarur të aftë të denjë këtij procesi, duke e përmbyllur dhe duke dhënë shembullin më të mirë për proces të drejtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2021

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Ambasada Franceze, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin AAB organizojnë hapjen e Panairit Universitar Francez në Kosovë i cili do tu mundësoj studentëve kosovarë të zbulojnë programet akademike të ofruara nga 30 universitete dhe 16 webinare nga Franca. (Universitetin AAB, ora 10:00)

- Ministri i  MMPHI Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të përformancës "Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave komerciale”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)  

- VentureUP në partneritet me Sustainability Leadership Kosova dhe financuar nga UNDP organizon ditën e garës finale e eko-startup-eve të Programit Green Hub. (Amfiteatri i objektit të Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrtimin raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Të rinjte e iniciatives “Hajde në shkollë” organizojnë forum teatrin që ka për qëllim vetëdijësimin dhe parandalimin e braktisjes së shkollimit në mesin e të rinjve në komunën e Klinës. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 14:00)

- Kosovo 2.0 dhe Fondacioni 17  organizojnë diskutimin lidhur me mobilizimin e komunitetit për ruajtjen dhe rikthimin e hapësirave të përbashkëta publike, me fokus në historinë e tri kinemave që i shpëtuan privatizimit. (Kino Armata, ora 17:00)

- OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” organizojnë diskutimin "Le të flasim" i cili synon të sjellë vëmendjen dhe ndërgjegjësimin tek audienca në lidhje me diskriminimin racor, martesat e hershme, gjuhën e urrejtjes në institucionet publike dhe rrugën e edukimit mbi dy dekada. (Kino Armata, ora 19:00)