28 Mars 2024

Reagon Qeveria për PTK-në

Prishtinë, 15 tetor - Qeveria e Republikës së Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media ku konsideron se mënyra e votimit të djeshëm të Strategjisë për Privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka lënë hapur dilema të panevojshme të cilat mund të kenë reflektime negative në fazat e mëvonshme të procesit të privatizimit të PTK-së.

“Si rrjedhojë, Qeveria e Republikës së Kosovës inkurajon Kuvendin e Republikës së Kosovës që të ndërmerr veprime adekuate për të siguruar një transparencë të plotë lidhur me vendimin për privatizimin e PTK-së”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e vendit dhe të gjithë investitorët potencialë se mbetet thellësisht e përkushtuar që të gjitha proceset jetike për zhvillimin ekonomik të vendit tonë të bëhen duke respektuar të gjitha ligjet në fuqi dhe duke siguruar transparencë të plotë gjatë tërë procesit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)