23 Prill 2024

Rasmusen: Kosova, një histori suksesi

Bruksel, 6 shkurt - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha sot në Stamboll se Kosova ka shënuar përparim të dukshëm në fushën e sigurisë dhe kjo është arsyeja e reduktimit të trupave të KFOR-it.

Në takimin dy ditësh të ministrave të NATO-s, që po mbahet në Stamboll sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se megjithatë do të mbikëqyret situata e sigurisë në Kosovë dhe varësisht prej saj do të vazhdohet edhe me reduktimin e trupave të NATO-s.

Diplomatët e NATO s bëjnë të ditur se planifikojnë që të shkurtojnë trupat e Aleancës në Kosovë në më pak se 4000 në vitin 2011, njofton agjencia e lajmeve AP. Kreu i NATO s, Anders Fogh Rasmusen, tha se ministrat e mbrojtjes po diskutojnë hapat e tjera që lidhen me misionin në Kosovë. "Kemi parë përparim të ndjeshëm në Kosovë gjatë 12 muajve të fundit", tha Rasmusen.

Rasmusen ka theksuar se, aktualisht, Kosova përballet me sfida që nuk janë të natyrës ushtarake. “Sfidat e sigurisë në Kosovë, përgjithësisht, nuk janë më të natyrës ushtarake. Ky është sukses madhor për Kosovën, për rajonin dhe për bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë dhe NATO-n. Kosova është një histori suksesi”, ka thënë Rasmusen.

NATO-ja po shqyrton mundësinë e vënies në dispozicion të më shumë trupave për në Afganistan, duke shkurtuar dhe më tej misionin në Kosovë, është thënë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të Aleancës. Diplomatët e NATO-s bëjnë të ditur se planifikojnë që të shkurtojnë trupat e Aleancës në Kosovë në më pak se 4 mijë në vitin 2011, ka njoftuar agjencia e lajmeve “AP”.

Kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, ka thënë se ministrat e mbrojtjes po diskutojnë hapat e tjerë që lidhen me misionin në Kosovë. “Kemi parë përparim të ndjeshëm në Kosovë gjatë 12 muajve të fundit”, ka theksuar Rasmusen.

“Nuk është marrë asnjë vendim rreth asaj se cili do të jetë hapi tjetër në ristrukturimin e KFOR-it. Ne do t'i presim rekomandimet e komandantëve ushtarakë, përpara se të marrim hapin e radhës”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)