26 Janar 2020

Rahoveci zgjat orarin e punës për zyrtarët e gjendjes civile dhe tatimit në pronë

Prishtinë, 10 korrik - Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin me të cilin ka zgjatur orarin e punës për zyrtarët e Zyrës së Gjendjes Civile, zyrtarët e Zyrës së Pranimit dhe zyrtarët e Tatimit në Pronë të Komunës së Rahovecit.

Me këtë vendim zgjatet orari i punës për Zyrtarët e Gjendjes Civile, Zyrës së Pranimit dhe Zyrtarët e Tatimit në Pronë të Komunës së Rahovecit dhe atë çdo ditë pune prej orës 16:00 deri ora 18:00 dhe të shtunën nga ora 9 : 00 deri ora 12: 00.

Zgjatja e orarit të punës për punonjësit e cekur në pikën 1 të këtij vendim fillon nga data 15 korrik 2019 deri më 16 gusht 2019. Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset, Drejtoria për Administratë dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa.

Arsyeja e nënshkrimit të vendimit për vazhdimin e orarit të punës nga data 15 korrik 2019 deri me 16 gusht 2019 është për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.

Në mënyrë që të jemi sa më pranë bashkë atdhetarëve tanë dhe t’i kryejm shërbimet për ta sa më mirë si dhe është vendosur që punonjësit e lartëcekur  të punojnë edhe pas orarit të punës me orar të zgjatur për mërgimtarët tanë që jetojnë dhe veprojnë jashtë Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 janar 2020

- Let’s Do It Kosova dhe Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badocit organizojn aksion pastrimi në liqenin e Badocit. (Liqeni Badocit, ora 10:00 - nisja bëhet nga zyret e Let’s Do It Kosova, ora 9:30)

- Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Istogut për nder të “Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe “ do të organizoj turnirin ndërkombëtarë në shah UÇA.92. (Restorant Butrint në Istog, ora 10:30)